Zjarr në zonën malore të Trullit në Kukës, ndërhyrja e zjarrfikësve dhe banorëve vë flakët nën kontroll

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e së premtes në zonën malore të Trullit, në fshatin Surroj të Bashkisë Kukës. Flakët përfshinë një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa përhapja e tyre u favorizua nga era e fortë dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën gjatë ditëve të fundit.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Kukës, të cilat nisën menjëherë ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, pavarësisht terrenit të vështirë malor.
Në operacion u përfshinë edhe banorë të zonës, të cilët ndihmuan ekipet zjarrfikëse me mjete rrethanore për të penguar përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, vatra e zjarrit u neutralizua dhe u shua plotësisht, duke shmangur dëme më të mëdha në zonën e prekur dhe rrezikun për territorin përreth.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë periudhës së temperaturave të larta dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre në pyje, kullota apo zona me bimësi.
Në rast konstatimi të një vatre zjarri, qytetarët duhet të njoftojnë menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident në rrugën Fier-Patos, makinat përplasen “kokë më kokë”! Plagoset një nga drejtuesit

Dhunuan dhe grabitën të moshuarën italiane, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë

KLSH: Vendi, pa mekanizma funksionalë për matjen e progresit kundër varfërisë

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

E rëndë/ Një grua gjendet e mbytur në lumin Drini i Bardhë, detajet e para

Nafta arrin në 214 lekë/litër, benzina shkon në 199 lekë. Ende asnjë ‘shenjë’ për rikthimin e Bordit

U deklarua në mbështetje të protestave antiqeveritare në Shqipëri/ Dua Lipa ngjit në skenën e “Sunny Hill” Flamingot

U nis drejt Sarandës dhe humbi gjurmët, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 53-vjeçarit





