Zjarret në Kretë, humbin jetën dy zjarrfikës

Dy zjarrfikës kanë humbur jetën në Greqi, pasi mbetën të bllokuar brenda automjetit të tyre gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në zonën Sachtouria, pranë Nea Krya Vrisi, në Rethymno të Kretës.
Sipas informacioneve paraprake, zjarrfikësit humbën orientimin për shkak të tymit të dendur që kishte përfshirë zonën, duke mbetur të izoluar brenda mjetit të tyre.
Raportohet se bëhet fjalë për një zjarrfikës 60-vjeçar dhe një tjetër 28-vjeçar.
Në një reagim Departamenti i Zjarrfikësve shprehu ngushëllimet dhe dekalroi se ata ranë në krye të detyrës.
“Ata ranë heroikisht në krye të detyrës për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve dhe mjedisin natyror. Udhëheqja fizike e Departamentit të Zjarrfikësve shpreh dhembjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta familjeve dhe të dashurve të kolegëve tanë të ndjerë. Të gjitha mendimet tona janë me ta”, thuhet në reagim.
Lexo edhe
AKTUALITET
Rossmann & Lala sjell SUPER OFERTAT e verës me ulje deri në -40%! Më pranë familjeve shqiptare, me cilësi gjermane

Policia e Shtetit anulon garën për emërimin e drejtorëve të tre departamenteve

VIDEO/ Tym dhe rrënoja, çfarë la pas zjarri që shkaktoi 3 viktima në Shkodër

EMRAT/ Të akuzuar për trafik droge, konfiskohen 21 pasuri të grupit kriminal

Detaje nga tragjedia me tre viktima në Postribë/ Gjendet një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se...

“Shqiptarët po vdesin nëpër spitale”/ ‘Shpërthen’ gaazetari: Rama shpenzon 4.3 mln euro për tekat e tij

Sherr fizik mes dy të rinjve në Durrës, njëri përfundon në spital

Nis procedura e ekstradimit, fluturimi që “tradhtoi” Ermal Beqirajn në Francë





