Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,...
AKTUALITET

Zjarret në Shqipëri/ 45 vatra në 24 orë, 12 vijojnë aktive, mbi 800 forca në terren

P
Piranjat13 August 2026, 09:40 · 1 min lexim
Zjarret në Shqipëri/ 45 vatra në 24 orë, 12 vijojnë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 12 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe një tjetër është në monitorim.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 72 automjete zjarrfikëse dhe 839 forca operacionale. Në mbështetje të tyre janë përfshirë edhe 250 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Aktualisht, në terren vijojnë operacionet me 167 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”, ndërsa ndërhyrjet po kryhen nga toka dhe ajri.

Operacionet janë përqendruar në Dajt, Priskë të Madhe, Patos–Mallakastër, Krujë, Përmet, Gurë-Lurë, Devoll, Mirditë dhe Vau të Dejës.

Prioriteti i strukturave të emergjencave mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe banesave, si dhe izolimi dhe shuarja e vatrave aktive.

Nga të dhënat e deritanishme rezultojnë rreth 418 hektarë sipërfaqe të djegur dhe 250 rrënjë ullinj të dëmtuara.

Autoriteti Kombëtar për Mbrojtjen Civile dhe strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në të gjitha zonat e prekura nga zjarret.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.