Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 5 vatra ende aktive, u angazhuan dhe dy helikopterë

P
Piranjat 5 July 2026, 20:14 · 3 min lexim
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 5 vatra ende

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit. Sipas AKMC-së, 5 vatra që vijojnë të jenë aktive janë vënë nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për shuarjen e tyre përfundimtare.

Në operacionet e zhvilluara në zona si Kavaja, Fieri, Lezha, Elbasani dhe Divjaka janë angazhuar 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë, si dhe forca të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, FNSH-së, shërbimeve pyjore dhe emergjencave civile. Autoritetet bëjnë të ditur se ndërhyrjet janë zhvilluar në terrene të vështira dhe në kushte të favorshme për përhapjen e flakëve, ndërsa falënderojnë ekipet në terren për punën dhe angazhimin e tyre.

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme u menaxhuan operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit. Pesë vatrat që vijojnë të jenë aktive janë vënë nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për shuarjen përfundimtare të tyre.

Në operacionet e zhvilluara në Hajdaraj/Synej (Kavajë), Drizë–Peshtan (Fier), Tale (Lezhë), Ulën (Elbasan), Divjakë dhe vatra të tjera u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë, 30 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, si dhe forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore.

Një falënderim të veçantë për pilotët dhe ekuipazhet e helikopterëve të Forcave të Armatosura, si dhe për efektivët e Forcave të Armatosura që mbështetën operacionet nga toka, duke ndërhyrë në kushte të vështira dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në menaxhimin e situatës.

 Mirënjohje edhe për zjarrfikësit e bashkive Fier, Kavajë, Lezhë, Kurbin, Elbasan, Divjakë, Rrogozhinë, Lushnjë, Durrës dhe Kamëz, të cilët, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e tjera operacionale, vepruan me profesionalizëm, përkushtim dhe gatishmëri për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.