Zjarret nuk pushojnë, as njoftimet e “situata nën kontroll”: Flakët vijojnë në disa qarqe

Zjarret vijojnë të shfaqen e të riaktivizohen në disa zona të vendit, ndërsa bilanci zyrtar vazhdon të shoqërohet me formulën “situata nën kontroll”. Në terren, megjithatë, flakët mbeten aktive dhe kërkojnë ndërhyrje të vazhdueshme nga toka dhe ajri.
Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 17:00 janë angazhuar 227 forca operacionale dhe 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse. Në operacione janë përfshirë gjithashtu 3 helikopterë dhe një avion “Air Tractor”.
Në Dajt, pranë fabrikës së ujit Selita, disa vatra janë rishfaqur gjatë mesditës dhe ndërhyrja vijon. Në Priskë të Madhe po punohet për disa vatra të vogla, ndërsa në Cikallesh të Kavajës zjarri ka humbur intensitetin, por ende nuk është shuar plotësisht. Në Mallakastër, në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosht, zjarri raportohet nën kontroll, ndërsa e njëjta situatë raportohet edhe në zonën Koilac–Greshicë.
Në Abaze të Krujës situata është stabilizuar, por në terrenin e vështirë vijojnë të mbeten disa vatra të vogla. Ndërkohë, në Vilëz të Kurbinit situata mbetet më problematike. Zjarri është riaktivizuar në një sipërfaqe pyjore dhe, i favorizuar nga era dhe terreni i vështirë, ka kërcënuar kishën, varrezat dhe disa banesa.
Rreth 50 forca janë angazhuar në këtë zonë, ndërsa dy helikopterë kanë ndërhyrë nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve. Vatra, megjithatë, vijon të jetë aktive. Pra, edhe sot skenari përsëritet: vatra që shuhen, vatra që rishfaqen dhe të tjera që mbeten aktive, ndërsa nga institucionet përsëritet se situata është “nën kontroll”.
Strukturat e emergjencave vijojnë ndërhyrjet në terren, ndërsa flakët vazhdojnë të jenë prezentë në disa qarqe të vendit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ndërron jetë nëna e Ardian Çapjas, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkon leje të lërë qelinë

Kërkoi leje të linte qelinë për të shkuar në varrimin e së ëmës, kush është Ardian Çapja dhe si i shpëtoi atentatit me snajper 6 vite më ...

Fëmija 3-vjeç dhe nëna e tij bllokohen 1 orë në ashensorin e Pediatrisë në Kavajë

E rëndë në Gjirin e Lalëzit! U hodh nga lartësia, pushuesi pëson dëmtime të rënda në qafë dhe rrezikoi mbytjen në det

Situatë kritike nga flakët në Mallakastër, Patos e Roskovec/ Zjarri përhapet me shpejtësi, ndërhyjnë forcat nga toka dhe ajri

“Rojet qëndruan spektatorë”, infermierja sulmohet nga pacienti në urgjencën e spitalit

Fluks i lartë lëvizjesh në kufirin Shqipëri-Kosovë, ja si paraqitet situata në Morinë dhe Rrugën e Kombit

Plagosja e dyfishtë në Burgun e Fierit/ Zbardhet dëshmia e Denis Brajoviçit: Më ftuan për kafe, Zotaj nxori thikën dhe nisi të më qëllont...





