AKTUALITET

Zjarret, ndër rreziqet kryesore klimatike, çfarë lajmërohet deri në vitin 2050

Piranjat Përditësimi i fundit 15 August 2026, 08:45

Zjarret, ndër rreziqet kryesore klimatike, çfarë

Zjarret në pyje po kthehen në një nga rreziqet klimatike me pasojat më të mëdha për Shqipërinë, të nxitura nga rritja e temperaturave, thatësirat më të gjata dhe pakësimi i reshjeve gjatë verës.

Sipas Planit Kombëtar të Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026–2036, zjarret, së bashku me përmbytjet, thatësirat dhe rrëshqitjet e dherave, përbëjnë mbi 90% të dëmeve të regjistruara nga fatkeqësitë klimatike në vend.

Gjatë dy dekadave të fundit, fatkeqësitë natyrore dhe klimatike kanë prekur 95% të bashkive shqiptare.

Rritja e temperaturave dhe ulja e lagështisë së tokës pritet ta bëjnë bimësinë më të ndezshme, duke zgjatur sezonin e zjarreve dhe duke rritur mundësinë që flakët të përhapen në sipërfaqe më të mëdha.

Parashikimet klimatike tregojnë se deri në vitin 2050, temperatura mesatare mund të rritet me 0.9–2 gradë Celsius, ndërsa reshjet verore mund të bien me 8.1–17.6%.

Zjarret dëmtojnë biodiversitetin, degradojnë dhe ekspozojnë tokën ndaj erozionit, cenojnë burimet ujore dhe kullotat, si dhe ulin aftësinë e pyjeve për të përthithur karbonin.

Dëmet transmetohen edhe në bujqësi, blegtori dhe turizëm, ndërsa komunitetet rurale humbasin burime të ardhurash nga druri, bimët mjekësore dhe produktet e tjera pyjore.

Plani parashikon se dëmet ekonomike nga ndryshimet klimatike në tërësi mund të arrijnë deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë në vitin 2050, në mungesë të masave të përshtatjes.

Për të kufizuar rrezikun, Plani Kombëtar ndër të tjera synon krijimin e katër fidanishteve dhe ripyllëzimin e sipërfaqeve pyjore të zhveshura, të dëmtuara nga erozioni, zjarret dhe prerjet.

Parashikohet gjithashtu monitorimi i mbijetesës së fidanëve dhe përdorimi i specieve më të përshtatshme për kushtet e reja klimatike.

Masat e tjera përfshijnë përmirësimin e menaxhimit të pyjeve dhe zonave të mbrojtura, restaurimin e ekosistemeve të dëmtuara, kontrollin e erozionit dhe krijimin e skemave të pagesës për shërbimet e ekosistemit, me synimin që një pjesë e financimit të ruajtjes dhe rehabilitimit të pyjeve të sigurohet nga përfituesit e këtyre shërbimeve.

Në total, Plani Kombëtar përmban 13 masa prioritare për sektorin e pylltarisë. Zbatimi i tyre do të shtrihet gjatë periudhës 2026–2036, ndërsa disa ndërhyrje afatgjata parashikohet të vijojnë deri në vitin 2042./ Monitor 

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 15 August08:36

Flakët sfidojnë shtetin

Mbi 95% e bashkive të Shqipërisë janë prekur nga fatkeqësitë natyrore në dy dekadat e fundit, ndërsa zjarret...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?