Zjarri del jashtë kontrollit në Trodhnë të Matit, evakuohen dy familje

Një zjarr ka dalë jashtë kontrollit në pyjet e larta të Trodhnës, në zonën e Ulzës në Mat, duke rrezikuar banesa dhe stane bagëtish.
Për shkak të përhapjes së flakëve, policia dhe bashkia kanë ndërhyrë për evakuimin e dy familjeve që ndodheshin pranë zonës së rrezikut.
Nga zjarri janë rrezikuar edhe dy stane bagëtish.
Situata paraqitet problematike për banorët dhe blegtorët e zonës, ndërsa flakët vijojnë të përhapen në pyjet e Trodhnës.
Në zonën e rrezikuar ndodhet edhe një blegtor me rreth 100 gjedhë. Ai nuk ka pranuar ta largojë tufën nga zona, pavarësisht rrezikut që paraqet zjarri.
Autoritetet vijojnë ndërhyrjen për të mbajtur nën kontroll flakët dhe për të shmangur rrezikimin e banesave dhe banorëve të tjerë.
Lexo edhe
AKTUALITET
SPAK në konferencën e DEA-s, ambasada e SHBA-së: Të forcohet bashkëpunimi kundër krimit!

Llixhat e Peshkopisë në rrezik?! Banori denoncon me video: Punimet me fadoromë po devijojnë burimin!

Aksident i rëndë në aksin Vorë–Fushë-Krujë, dyshohet për një të vdekur

Projekti TID shemb 80 banesa në Durrës, qytetarët të revoltuar: Të shfuqizohet projekti

Zbulohen 55 mijë euro të fshehura te dritat e makinës, mes tyre edhe lekë shqiptare





