Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
AKTUALITET

Zjarri i madh në magazinën e Shkozetit, Policia e Shtetit apel shoferëve: Janë bllokuar të gjitha rrugët, shmangi lëvizjen drejt plazhit

P
Piranjat30 July 2026, 19:00 · 1 min lexim
Zjarri i madh në magazinën e Shkozetit, Policia e Shtetit apel

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Shkozetit, zonës së plazhit përmes rrugës "Martin Camaj", në drejtim të Plepave, si dhe në segmentin rrugor Kavajë-Durrës.

Për shkak të zjarrit të rënë në një magazinë në zonën e Shkozetit, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në Unazën e qytetit. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në normalizimin e situatës.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por dëmet e shkaktuara në magazinë janë të mëdha. Gjithashtu, si pasojë e kësaj ngjarje, një pjesë e qytetit bregdetar të Durrësit është pa energji elektrike për shkak të stakimit për arsye sigurie.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e tjera përgjegjëse, ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës, shuarjen e zjarrit, garantimin e sigurisë dhe rikthimin e qarkullimit sa më shpejt të jetë e mundur.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.