Zjarri i madh përfshin magazinën në Shkozet, gjysma e Durrësit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje një magazinë në zonën e Shkozetit, në Durrës, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë të madhe të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar pasi dy kabllo të tensionit të lartë janë shkëputur për shkak të temperaturave të larta dhe kanë rënë mbi magazinë, duke i vënë flakën objektit.
Në momentin e zjarrit, në magazinë ndodheshin punëtorë. Deri tani nuk dihet nëse të gjithë kanë dalë jashtë apo nëse ka persona të bllokuar, ndërsa mësohet se flakët rrezikojnë edhe tre banesa pranë magazinës.
Për arsye sigurie, policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin Plepa–Durrës, pasi kabllot e tensionit të lartë kanë rënë në rrugë. Si pasojë e dëmtimit të linjës elektrike, rreth gjysma e qytetit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike.
Policia ka shoqëruar një person për tu marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkakun e plotë të zjarrit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dosja SASPAC/ Ermal Kurtulaj lirohet nga qelia dhe kalon në arrest shtëpie

Financial Times: Shqiptarët nuk duan që ishujt e tyre tu shiten Trump dhe Kushner

Dhunoi të miturin 2-vjeçar, arrestohet edukatorja e kopshtit privat në Tiranë

“E rraha sepse nuk po e duroja dot më, nuk flinte gjumë”/ Zbardhet dëshmia e edukatores që dhunoi 2-vjeçarin në kopshtin “Lala”...

Iu dogj vajza me dy fëmijë të mitur/ Nëna e 24-vjeçares: Vajza më dhunohej nga bashkëshorti

U bllokua në Malin e Çikës, shpëtohet pas 12 orësh turisti çek

“Jo vetëm avionë, Ermal Beqiri në Francë ka edhe…”/ Braho: E kishim lokalizuar! Ja kërkesa që i kishim dorëzuar Parisit

Gjirokastër/ Pa larje dhe dezinfektim, kazanët e mbeturinave kthehen në burim ndotjeje





