AKTUALITET
Zjarri në Finiq del jashtë kontrollit, rrezikohen banesat në Mesopotam dhe Kostar

Zjarri i rënë paraditen e kësaj të hëne në malin e Matomares, në bashkinë Finiq, vijon të përhapet me shpejtësi si pasojë e erërave të forta, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi.
Flakët kanë avancuar drejt territorit të bashkisë Delvinë, në afërsi të fshatit Vllahat, ndërsa situata mbetet shqetësuese edhe në zonën e Finiqit.
Sipas informacioneve nga bashkitë Finiq dhe Delvinë, është kërkuar ndërhyrja nga ajri për të ndihmuar në vënien nën kontroll të zjarrit.
Sipas raportimeve, aktualisht, flakët po rrezikojnë banesat në fshatrat Mesopotam dhe Kostar. Megjithatë, deri në këto momente nuk raportohen dëme në banesa apo rrezik për jetën e banorëve.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
FOTO/ Ky është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos, baba i tre fëmijëve

Zjarr i madh në Ballsh, digjen dy banesa, rrezikohen edhe të tjera

Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec

VIDEO/ Banorët e fshatit Rrodokal në Pogradec riparojnë në mënyrë vullnetare rrugën e degraduar

SPAK çon për gjykim grupin e akuzuar për trafikim emigrantësh, GJKKO jep dënimet për 29 të pandehur

Tronditëse në Itali! 24-vjeçari shqiptar vritet pas sherrit për një vajzë, identifikohet autori

Qytetarët denoncojnë mungesën e pastrimit në zonën e Tregut Elektrik dhe Ali Demi

Arrestohet 31-vjeçari, dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur





