FOTO-LAJM/ “27 korrik”, vizatohet data e protestës së nesërme në bulevard. Piktura epike, mesazh për...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
CNN, përmes rubrikës analitike ‘Fareed’s Global Briefing’, i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen prej rreth...
Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës, 26 korrik në një zonë me bimësi të ulët në jug të Pylaia...
Përfundimi i Kupës së Botës shënoi edhe fundin e karrierës ndërkombëtare për disa nga emrat më të njohu...
Pas ngjarjes së zjarrit në një komplekset e banimit pranë farmacisë nr.10 në Tiranë, ndërtuar nga kompania “Arlis” qeveria pritet të ndërhyjë në vendimin për pagesat e punonjësve zjarrfikës.
Në projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 203, datë 10.4.2019 e Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të masës së përfitimit dhe llojeve të pushimeve të tjera, me apo pa pagesë, në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” propozohet unifikimi i trajtimit financiar të punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), si dhe përcaktimi i kufirit maksimal të orëve shtesë prej 200 orësh në vit për punonjësit operacionalë.
Sipas draftit, punonjësit do të përfitojnë pagesë për orët shtesë në masën nga 25% për orët shtesë në ditë të zakonshme pune. Për orët e mbrëmjes do të përfitohet 20% (19:00–22:00) e pagës; 50% të pagës për orët shtesë gjatë pushimit javor; 50% për punën në ditët e festave zyrtare dhe 50% për orët e natës (22:00–06:00).
Një risi e rëndësishme do të jetë edhe përcaktimi i qartë i përfitimeve edhe për punonjësit e planifikuar në grafik shërbimi dhe ata që nuk janë planifikuar në shërbim.
Ata do të marrin pagesë për orët shtesë, konkretisht sa 50% e pagës për punën në festat zyrtare; 50% të pagës për orët e natës; 50% të pagës për orët shtesë jashtë turnit 24-orësh të planifikuar.
Ndërkohë, për punonjësit e pa planifikuar që thirren në shërbim gjatë festave, parashikohet: një ditë pushimi shtesë ose pagesë për 8 orë shtesë; kompensim për çdo orë shtesë mbi bazën e pagës orare.
Projektvendimi vendos gjithashtu një kufi maksimal prej 200 orësh shtesë në vit për punonjësit operacionalë, me përjashtim të rasteve të emergjencave civile ose forcës madhore, kur lejohet tejkalimi me autorizim të Inspektoratit të Punës.
Sipas projektvendimit të propozuar, ndryshimet synojnë unifikimin e trajtimit financiar dhe krijimin e qartësisë për këtë kategori punonjësish, duke eliminuar paqartësitë që kanë sjellë interpretime të ndryshme dhe pabarazi në praktikë.
“Duke mos pasur një praktikë të unifikuar, disa punonjës i kanë marrë pagesat për orët shtesë dhe orët e natës nëpërmjet vendimeve të gjykatave. Pikërisht referuar këtyre mangësive janë evidentuar, problematika serioze në rekrutime dhe largime në të gjitha nivelet e Shërbimit të MZSH.
Me qëllim unifikimin e trajtimit dhe krijimit të qartësisë lidhur me këtë kategori punonjësish, lind nevoja për ndërhyrje në vendimin nr. 203 datë 10.4.2019 të Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet këtij këtij projektvendimi synohet dhe një rritje e motivimit dhe stabilitetit në shërbim.
Unifikimi i trajtimit financiar ndikon drejtpërdrejt në motivimin e personelit operacional, duke forcuar gatishmërinë dhe performancën në situata emergjente”, theksohet në relacionin e projektvendimit.
Disa nga ndryshimet e propozuara në projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 203, datë 10.4.2019 e Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të masës së përfitimit dhe llojeve të pushimeve të tjera, me apo pa pagesë, në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.
Pika 1 e projektvendimit parashikon që pika 4, e vendimit nr. 203, datë 10.04.2019 të Këshillit të Ministrave ndryshohet si më poshtë vijon: “4. Punonjësi me gradë i shërbimit të MZSH-së, për orët shtesë të punës/shërbimit, përfiton një shtesë mbi pagë në masën:
a) 25% për çdo orë punë/shërbimi shtesë në ditë të zakonshme pune;
b) 50% për çdo orë punë/shërbimi shtesë të kryer gjatë pushimit javor;
c) 50% për çdo orë punë/shërbimi në ditët e festave zyrtare;
ç) 50% për çdo orë punë/shërbimi nga ora 22:00 deri në orën 06:00;
d) 20% për çdo orë punë/shërbimi nga ora 19:00 deri në orën 22:00”.
Pika 2 e projektvendimit parashikon që pas pikës 4, shtohet pika 4/1 dhe 4/2 me përmbajtjen: “4/1. Punonjësi me gradë i shërbimit të MZSH-së, i planëzuar në shërbim sipas pikës 3 të këtij vendimi, përfiton një shtesë mbi pagë në masën:
a) 50% për çdo orë pune shërbimi në ditët e festave zyrtare;
b) 50% për çdo orë pune shërbimi të kryera nga ora 22:00 deri në orën 06:00;
c) 50% për çdo orë punë shërbimi shtesë të kryer jashtë shërbimit 24 orësh të planëzuar”. “4/2. Punonjësi me gradë i shërbimit të MZSH-së, i pa planëzuar në grafik shërbimi sipas pikës 3 të vendimit, në ditët e festave zyrtare përfiton: a) një ditë pushimi shtesë ose për shkak të natyrës së punës paguhet 8 orë shtesë të përllogaritur mbi pagën orare. b) çdo orë pune shërbimi shtesë përllogaritet mbi pagën orare të përcaktuar në pikën 2 të vendimit.”
Pika 3 e projektvendimit parashikon që pas pikës 6, shtohet pika 6/1 me përmbajtjen: “6/1. Numri maksimal i orëve shtesë për punonjësin operacional të shërbimit të MZSH-së nuk mund të jetë më shumë se 200 orë në vit. Me autorizimin e Inspektoratit të Shtetëror të Punës, numri maksimal i orëve shtesë mund të tejkalohet vetëm në rastet e forcës madhore ose të menaxhimit të emergjencave civile në dobi të popullsisë”./Monitor.al
Një zjarr ka rënë në një automjet tip “Benz” në Kukës. Flakët kanë prekur edhe dy automjete të tje...
Shqiptarëve ju mungon thellësisht ndjenja e angazhimit qytetar dhe vullnetarizmit. Të dhënat më të fundit të Eurostat mb...
1977. Në Marinëz shpërthen një pus naftë si kurrë më parë. Me lartësi disa dhjetëra metra e me një fuqi f...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 80.5 lekë, në shitje me 81.7 lekë. Euro do të blihet me 95.1...
Qeveria shqiptare synon që deri në vitin 2030 rreth 20% e rrjetit rrugor të përfshihet në skema tarifimi elektronik, si pjesë e ma...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtara...
Një tjetër denoncim shqetësues është publikuar këtë të hënë duke ngritur alarmin për sigurinë e f&...
Dy vëllezër nga Shqipëria janë dënuar për drejtimin e një fabrike kanabisi me vlerë 3 milionë paund në West Lo...
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Premçi, ka analizuar veprimet e policisë gjatë protestës së mbajtur të pr...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho dhe disa prokurorë të tjerë kanë zhvilluar një takim në Departa...