Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz

Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë aktiv në thellësi të mbetjeve, duke çliruar një re të dendur tymi toksik që është përhapur në një zonë të gjerë. Mësohet gjatë gjithë natës në terren kanë punuar zjarrfikësit e Krujës, të ndihmuar nga efektivët e shërbimit zjarrfikës të Institutit, në përpjekje për të vënë situatën nën kontroll.
Burimet bëjnë me dije se pritet ndërhyrja me fadroma për të mbuluar vatrën me dhe, metodë që konsiderohet e vetmja mënyrë për të shuar plotësisht zjarrin në një grumbull mbetjesh. Shqetësim të madh ngre edhe fakti se vetëm pak metra larg vendit ku vijon djegia ndodhet depozita që furnizon me ujë të pijshëm Fushë-Krujën dhe disa fshatra të zonës, një investim i inauguruar disa vite më parë.
Sakaq, reja e tymit toksik ka mbuluar Krujën, Fushë-Krujën, Kamzën dhe deri në Thumanë, në varësi të drejtimit të erës, duke ngritur shqetësime serioze për ndotjen e ajrit dhe rrezikun për shëndetin e banorëve. Banorët u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për shuarjen përfundimtare të zjarrit dhe monitorimin e cilësisë së ajrit në zonë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

Moti i keq mbërtheu Himarën duke e lënë pa drita! Shkoi nga Elbasani si grup mbështetës, punonjësi i OSHEE-së humb jetën…

Stuhia “pushton” Sarandën! Pemë të thyera dhe dëmtim të fasadave të bizneseve, tre persona përfundojnë në spital

Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026

Zjarr në grumbullin e mbetjeve në Halil të Fushë-Krujës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Volkswagen dhe Mercedes “sundojnë” rrugët shqiptare: Jo Tirana, ja cili është qarku me numrin më të lartë të makinave për banorë...

Sarandë/ Stuhi e fortë shkakton probleme, rrëzohen pemë dhe bllokohen disa rrugë

Një stuhi e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhet





