Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich...
AKTUALITET

Zjarri në Lundër, zjarrfikësit e Elbasanit i bashkohen operacionit për shuarjen e flakëve

P
Piranjat12 August 2026, 22:41 · 2 min lexim
Zjarri në Lundër, zjarrfikësit e Elbasanit i bashkohen

Forcat zjarrfikëse të Elbasanit janë angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Lundrës, në Bashkinë Tiranë, duke iu bashkuar forcave të tjera zjarrfikëse në terren.

Lajmi është bërë i ditur nga Bashkia Elbasan përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare, ku theksohet se stacioni i zjarrfikësve të Elbasanit ndodhet në këto momente në terren, në mbështetje të operacionit për përballimin e situatës.  

Sipas bashkisë, situata paraqitet e vështirë, pasi flakët janë përhapur në afërsi të banesave, duke rritur rrezikun për pronat dhe sigurinë e banorëve. Për këtë arsye, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar në mbrojtje të banesave, ndërsa vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit.

Në kushte të vështira, për shkak të temperaturave të larta, thatësirës dhe erës, ndërhyrja e zjarrfikësve kërkon angazhim maksimal dhe koordinim mes strukturave në terren. Prania e forcave të Elbasanit në këtë operacion tregon edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërbashkiak në situata emergjente, veçanërisht gjatë periudhës së sezonit të zjarreve.

Përmes njoftimit, Bashkia Elbasan ka përcjellë edhe një apel të fortë për qytetarët, duke i kërkuar tregueshmëri maksimale gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe kushte të favorshme për përhapjen e shpejtë të flakëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.