Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
AKTUALITET

Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”, gjykata liron inxhinierin, administratorin dhe dy të arrestuarit e tjerë

P
Piranjat17 April 2026, 13:30 · 2 min lexim
Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”, gjykata liron inxhinierin,

Gjykata e Tiranës ka liruar ditën e sotme, 17 prill, nga qelia katër të arrestuarit për zjarrin që ra pak ditë më parë tek pallati 12 katësh pranë Farmacisë numër 10.

Ndaj të dyshuarve: inxhinieri, Enver Ademi, kontraktori i fasadës Altin Furtuna, administratori i pallatit Agron Cara, si dhe menaxherja e Big Market që ndodhej në katin e parë të pallatit, Razie Sula, është caktuar detyrim paraqitje.

Nën hetim janë vënë pronari i kompleksit të pallateve 48-vjeçari Armand Lilo dhe Sh. B., 41 vjeç, i kontraktuari për ndërtimin e kompleksit. Po ashtu nën hetim u vunë edhe dy punonjëse të marketit, shtetaset S. A. dhe E. M.

Zjarri që nisi në katin e parë të godinës në një market përfshiu të gjithë pallatin, për fat të mirë pa viktima, por duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Policia ka administruar pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve përreth, ndërsa dyshohet se shkak janë bërë disa të mitur. Në pamje shfaqen 5 fëmijë të mitur që qëndrojnë për disa minuta në pjesën e pasme të një marketi.

Dy prej tyre largohen duke mbajtur në duar një objekt të paqartë, që dyshohet të jetë një copë letër. Të miturit hedhin atë mbi disa kuti kartoni të vendosura jashtë marketit dhe largohen nga vendngjarja.

Vetëm pak minuta më vonë, në të njëjtin vend shfaqet tym, i cili shumë shpejt shndërrohet në flakë, duke u përhapur me shpejtësi në fasadën e pallatit dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.