Zjarri në Priskën e Madhe, zjarrfikësi: Dendësia e madhe e pyllit dhe era po favorizojnë përhapjen e flakëve

Situata me zjarrin në Priskën e Madhe vijon të jetë problematike, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për izolimin e vatrës së zjarrit dhe shuarjen e plotë të saj. Dendësia e madhe e pyllit po vështirëson ndërhyrjen e tyre, ndërsa përhapja e flakëve po favorizohet edhe nga era e fortë.
Gjatë një prononcimi për mediat një zjarrfikës u shpreh se situata është e komplikuar, pasi dendësia e pyllit është e madhe dhe është e vështirë të luftohet në mënyrë direkte. Ai theksoi se puna ka vijuar për 24 orë, por era po favorizon intenistetin dhe përhapjen e zjarrit.
“Kemi ardhur sot në mëngjes, kemi zëvendësuar dy grupe të tjera që kanë qenë në gatishmëri dhe shërbim 24 orë. Jemi dy grupe të stacionit tonë, plus 5 stacione të Drejtorisë së Tiranës. Situata është e komplikuar, sepse dendësia e pyllit është e madhe dhe është e vështirë ta luftojmë në mënyrë direkte. Flakët po i favorizon edhe era, por po mundohemi ta mbajmë të izoluar”, shprehet zjarrfikësi.
Lexo edhe
AKTUALITET
Spanjë/ Goditet grupi kriminal shqiptar i grabitjeve në banesa, 26 të arrestuar

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci

Igli Tare sërish në fokus të SPAK, kontroll dy vilave të tij në Palasë

Një bankë e re për të financuar armatimet për shtetet e NATO-s/ Gjermania refuzon, Shqipëria pro

I riu merr një armë silenciator dhe tenton të qëllojë 51-vjeçarin! Vihet në pranga bashkë me 5 të tjerë

Shfaqet vatër zjarri në Bubq, flakët përhapen në zonë

VIDEO/ Banorët e Rrugës Ali Asllani në Kodër Kamëz pa ujë prej një muaji e gjysmë

Kanosi grupin e xhirimit të Ora News, arrestohet autori





