Rëndohet zjarri në Shkozet/ Aksi Plepa-Durrës bllokohet nga të dyja drejtimet, zjarrfikëset pa ujë

Aksi rrugor Plepa-Durrës është bllokuar nga të dyja anët e qarkullimit, për shkak të situatës së rënduar nga zjarri masiv që ka përfshirë magazinat në zonën e Shkozetit. Policia ka ndërprerë lëvizjen e automjeteve në të dyja korsitë e aksit, duke krijuar një perimetër sigurie për shkak të flakëve dhe shpërthimeve që janë regjistruar më herët në magazinën ku dyshohet se ndodheshin fishekzjarre.
Ndërkohë, zjarrfikësit vijojnë operacionin për shuarjen e zjarrit, por përballen me vështirësi gjatë ndërhyrjes. Sipas informacioneve nga terreni, disa prej mjeteve zjarrfikëse kanë mbetur pa ujë.
Zjarri, i cili nisi në një magazinë në Shkozet dhe më pas u përhap edhe në objektin ngjitur, vijon të mbajë në alarm zonën, ndërsa autoritetet po punojnë për izolimin e plotë të vatrës.
Qytetarëve u është kërkuar të mos afrohen pranë zonës së rrezikut.
Lexo edhe
AKTUALITET
‘Spiunoi hetimet te Visi i Pojës’/ Dënohet me 2 vite e 8 muaj burg ish-oficeri i policisë, Igli Haxhiaj

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK për pastrim të parave të kokainës, Ilir Shtufi do të ekstradohet në Shqipëri

Zjarri i madh përfshin magazinën në Shkozet, gjysma e Durrësit mbetet pa drita

Dosja SASPAC/ Ermal Kurtulaj lirohet nga qelia dhe kalon në arrest shtëpie

Financial Times: Shqiptarët nuk duan që ishujt e tyre tu shiten Trump dhe Kushner

Dhunoi të miturin 2-vjeçar, arrestohet edukatorja e kopshtit privat në Tiranë

“E rraha sepse nuk po e duroja dot më, nuk flinte gjumë”/ Zbardhet dëshmia e edukatores që dhunoi 2-vjeçarin në kopshtin “Lala”...

Iu dogj vajza me dy fëmijë të mitur/ Nëna e 24-vjeçares: Vajza më dhunohej nga bashkëshorti





