Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
AKTUALITET

Zjarri në Ulëz jashtë kontrollit/ Digjen banesa e pemëtore, evakuohen qindra krerë bagëti

P
Piranjat 2 September 2026, 16:29 · 2 min lexim
Zjarri në Ulëz jashtë kontrollit/ Digjen banesa e pemëtore,

Situata me zjarret që kanë përfshirë disa fshatra në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë së Matit po paraqitet mjaft kritike dhe ka dalë tërësisht jashtë kontrollit.

Flakët e përmasave të mëdha kanë shkrumbuar deri tani qindra hektarë me sipërfaqe pyjore, ndërsa kanë djegur edhe banesa.

Të paktën dy shtëpi janë djegur plotësisht nga flakët në këtë zonë. Pronarët e tyre, Preng dhe Geg Stojani, kanë treguar se kanë humbur gjithçka që kishin brenda në banesa.

Fatmirësisht, në momentin e përfshirjes nga zjarri nuk ka patur njerëz brenda, megjithatë flakët kanë shkatërruar tërësisht edhe pemëtoret e tyre.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të vatrës së zjarrit, autoritetet kanë ndërhyrë duke evakuuar rreth 300 krerë lopë, të cilat janë zhvendosur me urgjencë drejt fshatit Gallatë të Milotit.

Pavarësisht kësaj mase, rreziku mbetet mjaft i lartë edhe për fshatrat Tordhën dhe Madhesh, ku disa shtëpi banimi si dhe mbi 200 koshere bletësh rrezikojnë të shkrumbohen nga çasti në çast.

Në terren po vijon një operacion masiv nga toka me pjesëmarrjen e dhjetëra forcave të shërbimit zjarrfikës, shërbimit pyjor, mbrojtjes civile, Forcave të Armatosura dhe banorëve vullnetarë. Aktualisht, aksioni po mbështetet nga ajri vetëm me një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes.

Autoritetet vendore i kanë bërë thirrje urgjente qendrës për më shumë ndihmë nga ajri, pasi zjarri po i drejtohet luginës së Shkopetit, çka do të mund të shkaktonte një dëm mjaft të madh mjedisor dhe material.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.