Zjarri nga telat e energjisë përfshin Përlatin në Mirditë, flakët afrohen drejt banesave dhe shkollës

Një situatë e vështirë raportohet në Përlat të Mirditës, ku një zjarr është përhapur në zonë pas përplasjes së telave të energjisë elektrike, të shkaktuar nga era e fortë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga erërat dhe kushtet e thata të motit.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të zonës, ndërsa forcat në terren po punojnë për ta vënë nën kontroll dhe për të parandaluar afrimin e flakëve drejt banesave.
Në rrezik paraqitet edhe shkolla e fshatit, çka ka shtuar shqetësimin e banorëve.
Përballë situatës, banorët janë bashkuar me ekipet në terren dhe po ndihmojnë në përpjekjet për kufizimin e zjarrit.
Ndërhyrja vijon, ndërsa përparësia mbetet mbrojtja e banesave dhe e objekteve pranë zonës së përfshirë nga flakët.
Lexo edhe
AKTUALITET
Berat/ Preku shtyllën e ndriçimit me shkarkesë elektrike, 3-vjeçarja përfundon në reanimacion

I deportuari i amerikanëve drejt lirisë? I akuzuari për tre vrasje dorëzon kërkesë në gjykatë

Ethet e Nilit alarmojnë Shkupin/ Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar dhe një viktimë

“Është reformë për vendin, jo për një bashki”/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

Situata me zjarret në Krujë, nis evakuimi i banorëve që rrezikohen nga flakët

Zjarri "përpin" lagjen Abaze në Krujë/ Flakët u afrohet shtëpive, nis evakuimi i banorëve, rifillon ndërhyrja nga ajri

Zjarri përfshin Priskën e Madhe, tymi mbulon zonën

Lagjja “Boje” në Krujë nuk gjen paqe/ Vazhdon beteja me flakët, shënohen disa vatra zjarri





