Mallakastër/ Zjarri rrezikon banesat në fshatin Koilac, Policia evakuon disa familje

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve nga fshati Koilac, Mallakastër, pasi zjarri masiv që ka përfshirë sipërfaqe të mëdha toke është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar banesat dhe banorët. Në terren janë angazhuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shërbimet zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e emergjencave civile dhe strukturat e tjera përgjegjëse.
Për shkak të erës së fortë, flakët po favorizohen në përhapjen e tyre në drejtim të zonave të banuara, ndërsa deri tani zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bimësi.
Shërbimet e Policisë vijojnë të jenë të angazhuara në terren, duke garantuar sigurinë e banorëve dhe duke bashkëpunuar me të gjitha strukturat për izolimin dhe shuarjen e flakëve të zjarrit të cilat për shkak të erës po përhapen në drejtim të fshatrave Hekal, Panahor, Riban dhe Ngraçan.
Njëkohësisht, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit, dokumentimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit, nëse zjarri rezulton të jetë shkaktuar nga veprime të kundërligjshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për çdo qëllim tjetër, pasi përhapja e pakontrolluar e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur

Shoku i fëmijërisë e ndoqi dhe e vrau me kallash, del fotoja e viktimës në Korçë

Kamerat e trafikut së shpejti në funksion, 1,100 masa administrative në një javë

I riu i vrarë në Korçë pjesë e Ushtrisë/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe

EMRI/ U vra me kallash, kush është 20-vjeçari që humbi jetën në Korçë. Tentoi t’i fshihej autorit

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, dyshohet për një viktimë

Të gjitha detajet e aksidentit tragjik që i mori jetën nënës shqiptare dhe djalit të saj 21-vjeçar. Çfarë thotë eksperti për momentin fat...

Telefonata e “sakatit” pas kontrollit të policisë në lokal. A do i bindet Hajrullës drejtori i Vlorës?





