Zjarri te kompleksi “Arlis”, banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente

Banorët e prekur nga zjarri i rënë në kompleksin “Arlis” në zonën e Farmacisë 10 kanë nënshkruar sot një peticion, ku kanë shtruar disa pika.
Kërkesat e tyre konstatojnë me dëmshpërblimin e qirasë derisa apartamentet të rindërtohen dhe formalizimin e çdo detaji të këtij procesi. Ata i kushtojnë rëndësi të theksuar edhe certifikimit dhe kolaudimit të sistemeve të sigurisë elektrike dhe asaj kundër zjarrit apo fatkeqësive të tjera natyrore.
Peticioni i banorëve:
Përshëndetje banorë të kompleksit Arli! Mendoj se kërkesat tona të përmbledhura, janë si më poshtë:
1 - Ekspertizë e pavarur dhe e detajuar teknike për të vlerësuar sigurinë e materialeve termoizoluese të përdorura në fasadë.
2 - Zëvendësimi i menjëhershëm i çdo materiali të rrezikshëm me materiale të certifikuara dhe rezistente ndaj zjarrit, sipas standardeve europiane.
3 - Audit i plotë i sistemit të mbrojtjes kundër zjarrit, përfshirë: sistemet e alarmit, pajisjet e fikjes së zjarrit, rrugët e evakuimit.
4 - Transparencë nga kompania ndërtuese, mbi materialet e përdorura dhe kontrollin e cilësisë gjatë ndërtimit.
5 - Përgjegjësi ligjore dhe administrative, nëse konstatohet neglizhencë apo shkelje e standardeve të sigurisë, për mos certifikimin e impianteve elektrike, etj.
6 - Zhdëmtimi i të gjithë banorëve dhe bizneseve të dëmtuara.
7 - Kontratat e porosisë të formalizohen pranë noterit.
8 - Apartamentet të rikthehen në gjendjen e mëparshme, sipas përmbajtjes së kontratës.
9 - Të sigurohet strehimi dhe të mbulohen shpenzimet e qirasë për banorët, apartamentet e të cilëve janë dëmtuar/djegur.
10 - Kompleksi të pajiset me hidrantë dhe fikse zjarri funksionale, pasi aktualisht kanë qenë jashtë funksionit.
Doja të shtoja që Normat e Sigurise Europiane EN, duhen përdorur tek ne si në çdo vënd Europian, psh: Detytimi i Kontrollit të instalimeve, ujë, energji elektrike, gas, ashensor etj.
Për gjithë instalimet e kryera, duhet certifikata sigurie dhe garancie sipas standardeve evropiane.
Duhet me vërtet një projektligj, që pas e shumta 20 vitesh të kryhet kontroll i detyrueshëm i gjendjes së gjithë instalimeve të kryera.
Salvavita e detyrueshme për gjithë Instalimet elektrike qendrore dhe në çdo banesë.
Matja e tokëzimit, i cili është pjesa me rëndësishme e të gjithë instalimeve elektrike.
Me respekt, banorët e pallatit “Arlis”!
(Tiranë, zona “Farmacia 10”)
Lexo edhe
AKTUALITET
Fran Marashi u transferua sot, kush është i dënuari përjetë për Masakrën e Urës Vajgurore

Nuk ndalet betonizimi! Golemizohet Himara, Rama jep leje për kulla në perlën e Jugut

Çadër në shesh? Berisha: Do bëjmë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare, është koha të veprojmë

Doza kokaine në burgun e Peqinit, transferohen dy të burgosur të përjetshëm

Lihen në burg tre të akuzuarit për vdekjen e shqiptares në Greqi! Peshëngritësi pranon se i dha drogë 19-vjeçares





