Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit: Bëmë gjithçka për të mos patur pasoja në jetë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në spital, 8 të lënduarit nga flakët që përfshinë pallatet në kompleksin pranë farmacisë nr.10 në Tiranë.
Lamallari u shpreh për mediat se gjendja e 6 efektivëve zjarrfikës të lënduar dhe dy qytetarëve. Fatmirësisht siç më thanë mjekët, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Teksa vijon operacioni për vënien nën kontroll të plotë të zjarrit në pallatin që u përfshi nga flakët, isha në QSUT për të parë nga afër gjendjen e 6 efektivëve zjarrfikës të lënduar dhe dy qytetarëve. Fatmirësisht siç më thanë mjekët, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Prej momenteve të para të zjarrit kam qenë gjithashtu në terren bashkë me forca të Shërbimit Zjarrfikës, forca të Policisë së Shtetit dhe skuadrat e Emergjencave Civile që bënë gjithçka ishte e nevojshme për të mos pasur mbi të gjitha pasoja në jetë njerëzish”, tha Lamallari.
Lexo edhe
AKTUALITET
'Vjen zjarrfikësja pa ujë, s'ka nga të hyjë!'/ Banorët e pallatit të shkrumbuar: Shteti pastë faqen e zezë'

Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Kryeinspektori Sula: Ngrihet grup pune për verifikimin e shkaqeve

Zjarre që përsëriten dhe apartamente që shiten me çmime të çmendura: Historia e kullave të Armand Lilos në Tiranë

Zjarri në pallat, Teliti akuzon Bashkinë: Leje pa standarde dhe mungesë kontrolli urban! PD do kërkojë hetim

Zjarri te kompleksi i “Arlis shpk” ishte paralajmëruar nga profesionisët, asnjë nuk i dëgjoi

EMRAT/ Grabitën mbi 1 mln paund në banesa, kush janë grabitësit shqiptarë. Si i zgjidhnin objektivat

Zjarri gjigant përfshin bllokun e kullave në Shqipëri/ Pamjet bëhen virale në mediat ndërkombëtare

“Flakët nisën në një biznes”/ Drejtori i zjarrfikësve të Tiranës: Fasada ndikoi në përhapjen e vatrës





