Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
AKTUALITET

Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin

P
Piranjat30 July 2026, 21:04 · 2 min lexim
Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me

Kryedemokrati Sali Berisha tha se projekti i Zvërnecit nuk është në përputhje me ligjin. Në një intervistë Berisha theksoi se ai nuk mbështet asnjë projekt i cili nuk përputhet me ligjin.

Referuar projektit të Zvërnecit, kreu i selisë blu tha se është dhënë një leje zhvillimi dhe ndërtimi, por mandej leja e ndërtimit është anuluar me noter nga pronari. Kreu i PD ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vepruar sikur të bëhej fjalë për kopshtin e tij privat.

“Unë nuk mbështes asnjë projekt që nuk përputhet me ligjin. Në rastin e Zvërencit absolutisht s’është në përputhje me ligjin. Marr vesh unë pronën, shkon e i thotë pronari...Unë jam ish-kryeministër dhe s’mund të lëviz me emocione, unë gjykoj mbi bazë ligji.

Thotë pronari: Pyete pak Ardit Bidon e kujt është toka. Ai kot nuk e tha. Ia tha Ramës. E ke në dialog me Ramën, se ky shkoi fshehtas aty dhe u taku. Ai i tha z.kryeministër pyet Ardit Bidon e kujt është toka. S’mund të bësh investim ti aty ku ka proces gjyqësor. Unë shoh që ky nuk kishte zbatuar asnjë ligj”, tha Berisha.

“Cilat janë ligjet? Ligji është ky: Në peizazh natyror të mbrojtur ligji kombëtar dhe ndërkombëtar përcakton, mund të mos investosh dot, por edhe mund të investosh. Nëse vendos të investosh do zbatosh 4 kushte europiane. Ky s’ka zbatuar asnjë ligj, por njësoj sikur të ishte në kopshtin e tij.

Ky ka dhënë leje zhvillimi dhe leje ndërtimi, që ta dinë shqiptarët. Ka leje ndërtimi. Jo vetëm ka dhënë leje ndërtimi, por atë leje ndërtimi e ka anuluar me noter. Ka dhënë leje pa plotësuar asnjë kusht. E kam bërë publike pikë për pikë. Si e fsheh ti?! Ka dhënë në janar leje ndërtimi, dhe jo një, por dy leje.

Ka kërkuar ndërtuesi t’i anulojë me noter. Projekti ka shkelur ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar”, vijoi ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.