“Zyrtarët publikë i bënë presion drejtësisë”/ KE publikon raportin për shtetin e së drejtës në Shqipëri: Korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur

TIRANË- Raporti vjetor i Komisionit Europian për shtetin e së drejtës në Shqipëri ka vërë re se korrusioni vazhdon të jetë i përhapur në vend. Në lidhje me këtë ai evidenton Policinë e Shtetit, prokurimin publik dhe sektorët me risk të lartë.
Me tej thuhet se zyrtarët publikë ose politikanët, përfshirë nivelet më të larta, kanë ushtruar presion mbi drejtësinë. Në lidhje me këtë, raporti përmend se tetë magjistratë, mes tyre dy gjyqtarë dhe gjashtë prokurorë, janë vendosur nën mbrojtje, ndër ta edhe prokurorë të SPAK dhe ish-kreu i KLP-së.
Në raport përmendet më tej se: Përpjekjet nga zyrtarët publikë ose politikanët, përfshirë nivelet më të larta, për të ushtruar publikisht ndikim të padrejtë në institucionet e drejtësisë dhe sulmet personale ndaj magjistratëve në të gjitha nivelet vazhduan gjatë gjithë periudhës së raportimit.
Pezullimi i një zyrtari të nivelit të lartë nga detyra, i urdhëruar nga Gjykata e SPAK-ut, në përputhje me dispozitat aktuale të Kodit të Procedurës Penale, si dhe kërkesa e SPAK-ut drejtuar Parlamentit për të hequr imunitetin parlamentar të zyrtarit të lartpërmendur, shkaktuan reagime të konsiderueshme negative nga degët ekzekutive dhe legjislative, duke përfshirë sulme të drejtpërdrejta kundër SPAK-ut dhe institucioneve gjyqësore.
Institucionet qeverisëse të gjyqësorit lëshuan deklarata publike, duke denoncuar presionin politik. Rreziqet e korrupsionit vazhdojnë të jenë të përhapura në Policinë e Shtetit, prokurimin publik dhe në sektorët me risk të lartë, për të cilët Shqipëria aktualisht po zbaton vlerësimet e riskut.
Lexo edhe
AKTUALITET
Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon “Sori-Al”: Verifikimet zyrtare treguan se nuk kemi kryer shkelje

Gazetari Osman Stafa kërcënohet për shkak të detyrës: Një makinë më preu disa herë rrugën! Akt mafiozësh

I papunë dhe jetonte mes luksit/ Kapet "mat" 19-vjeçari shqiptar nga policia italiane, i zbulohet droga me vlerë mbi 50 mijë euro në bane...

Vijon revolta qytetare, protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 48-të

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Raporti i KE/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

Detaje nga vrasja e Edmond Sulës/ Ekzekutori u arratis në këmbë, pistat e hetimit

Grabitet dyqani i “Vodafone” në Durrës, autori merr paratë dhe arratiset





