BOTA

Sulm kibernetik ndaj një kompanie hekurudhore në Gjermani, ekspertët: Janë shënjestruar disa vende të NATO-s

Piranjat Përditësimi i fundit 19 February 2026, 09:16

 

Sulm kibernetik ndaj një kompanie hekurudhore në Gjermani,

Kompania hekurudhore gjermane “Deutsche Bahn” vazhdon të jetë e prekur nga pasojat e një sulmi kibernetik. Në faqen e internetit të Deutsche Bahn (DB) thuhet se “Sulmi aktual ishte sulm i qëllimshëm që kishte si objektiv DB-në dhe ka ndodhur në disa valë. Përmasat e sulmit janë të konsiderueshme.”

Sipas kompanisë bëhet fjalë për një sulm të tipit DDoS (Distributed Denial of Service). Sulmi filloi të martën në mesditë. Në rastin e një sulmi DDoS mijëra pajisje dërgojnë njëkohësisht aq shumë kërkesa drejt një faqeje interneti, saqë ajo mbingarkohet dhe në rastin më të bllokohet,ose del jashtë funksionit.

Sulm me dimensione të jashtëzakonshme
Shefja e Zyrës Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI) e konsideron sulmin aktual ndaj kompanisë hekurudhore gjermane si një sulm jashtëzakonisht të madh.

Ajo tha për radio WDR se në faqen e internetit dhe aplikacionin e DB-së kishte pasur miliarda kërkesa në minutë për të mbingarkuar sistemet e rezervimit dhe për t’i paralizuar ato. Ky lloj sulmi DDoS është “qartësisht i përmasave të mëdha dhe nuk ka dimensione të zakonshme.” – tha ajo.

Lemnitzer: Fushatë e gjerë pas së cilës është Rusia
Sipas ekspertit të sigurisë kibernetike, Jan Lemnitzer, sulmi kibernetik ndaj sistemeve të IT-së të Deutsche Bahn është pjesë e një fushate të gjerë dhe të njëkohshme dhe serie të tërë sulmesh kundër disa shteteve të NATO-s. Në Danimarkë, për shembull, janë sulmuar disa ministri, komuna dhe madje edhe një aplikacion përmes të cilit blihen bileta treni, si edhe kompani kryesore të sigurisë kibernetike. Edhe porti i Roterdamit është sulmuar me një sulm të ngjashëm.

Qendra Kombëtare për Sigurinë Kibernetike në Britaninë e Madhe kishte paralajmëruar për këto sulme në fund të janarit.

Në një intervistë për tagesschau24 Jan Lemnitzer tha, se sipas tij është e qartë se pas këtyre sulmeve qëndron Rusia. “Kjo është një fushatë ruse që lidhet me Ukrainën. Qëllimi është të përhapet pasiguri tek shtetet që mbështesin Ukrainën.” – tha Lemnitzer.

Frikë për sulme ndaj infrastrukturës energjetike
Objekt i sulmeve të fundit kibernetike ka qenë edhe infrastruktura energjetike. Ekspertët janë të shqetësuar sidomos prejt sulmit kibernetik disa javë më parë ndaj Polonisë, ku për herë të parë u përdor një malware shumë, shumë agresiv dhe shkatërrues nga sulmues rusë, që deri tani ishte konstatuar vetëm ndaj centraleve energjetike në Ukrainë.

Jan Lemnitzer thotë se për të “një arsye më e madhe për t’u shqetësuar është nëse sulme të tilla do të bëheshin edhe ndaj infrastrukturës energjetike gjermane. Sulmet DDoS janë sigurisht të bezdisshme, për shembull kur dikush dëshiron të blejë një biletë treni, por ato janë të menaxhueshme".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?