BOTA

Vrasje për hakmarrje, pas 30 vitesh ka një fajtor për vdekjen e Tupac

Piranjat Përditësimi i fundit 1 September 2026, 10:56

Vrasje për hakmarrje, pas 30 vitesh ka një fajtor për vdekjen e

Ish-kreu i një bande, Duane "Keffe D" Davis, është shpallur fajtor për organizimin e vrasjes së rrepert të njohur amerikan, Tupac Shakur. Ky është dënimi i parë në një çështje të pazgjidhur prej kohësh, e cila ka intriguar fansat e muzikës hip-hop për gati 30 vjet.

Juria e shpalli Davis-in fajtor për akuzën e vrasjes me armë vdekjeprurëse, lidhur me vdekjen e yllit të repit gjatë një sulmi me armë nga një automjet në lëvizje në Las Vegas, më 7 shtator 1996.

I veshur me një kostum të zi, 63-vjeçari qëndroi pa shfaqur emocione në gjykatën e Las Vegasit ndërsa lexohej vendimi, përpara se të deklaronte se do ta apelonte atë. Të afërmit e Shakur-it qëndronin të kapur për dore; disa prej tyre përqafoheshin dhe qanin.

Shakur ishte 25 vjeç kur u vra në kulmin e karrierës së tij si një nga zërat më me ndikim të muzikës rap. Ai ka shitur më shumë se 75 milionë albume në mbarë botën.

Gjatë gjyqit, prokurorët argumentuan se, ndonëse Davis – ish-udhëheqës i bandës së rrugës "South Side Compton Crips" – nuk e kishte shkrepur armën që vrau Shakurin, ai kishte urdhëruar të shtënat dhe kishte siguruar armën që nipi i tij, Orlando Anderson, e përdori për të qëlluar.

Ata i thanë gjykatës se Davis e kishte planifikuar sulmin si hakmarrje, pasi Andersoni ishte përfshirë në një përleshje me Shakurin dhe grupin e reperit në Las Vegas, vetëm pak orë më parë.

Për 30 vjet, çështja mbeti një nga rastet më të famshme të pazgjidhura në Amerikë, duke nxitur teori të panumërta konspirative – por pa çuar kurrë në një dënim, deri më tani.

Vrasja e Shakur-it ndodhi në një kohë rivaliteti të ashpër midis skenës së rap-it të Bregut Lindor dhe atij Perëndimor, si dhe mes konflikteve të bandave "Bloods" dhe "Crips", të cilat në atë kohë kishin rrënjë të thella brenda kulturës hip-hop.

Familja e tij u shfaq e prekur emocionalisht në sallën e gjyqit; motra e tij përqafoi një prokuror pasi u lexua vendimi, ndërsa të tjerët qëndronin ulur duke qarë aty pranë.

Jashtë, fansat e përkushtuar të Shakur-it qanin dhe brohoritnin.

Prova kyçe në këtë çështje ishin vetë fjalët e Davis-it, i cili në mënyrë të përsëritur dhe publike kishte pranuar se ndodhej brenda makinës së bardhë "Cadillac", nga e cila u qëlluan plumbat fatalë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?