BOTA

11-vjeçarët rekrutoheshin si vrasës në internet, Europol arreston 200 persona në gjithë Europën

Piranjat Përditësimi i fundit 10 December 2025, 17:35

11-vjeçarët rekrutoheshin si vrasës në internet, Europol

Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Grimm” ka çmontuar një rrjet të sofistikuar kriminal që rekrutonte të mitur nga platformat online për t’i përdorur si vrasës me pagesë. Sipas Europol, janë arrestuar rreth 200 persona në nëntë vende të Europës, ndërsa dhjetëra vrasje janë parandaluar në kohë. Hetimet zbuluan se fëmijët rekrutoheshin përmes rrjeteve sociale, aplikacioneve të mesazheve dhe platformave të lojërave si Fortnite, Counter-Strike dhe Discord, ku rekrutuesit u ofronin para, “status” apo përfitime virtuale në këmbim të kryerjes së krimeve.

Një prej rasteve më tronditëse është ai i një 11-vjeçari suedez, i cili kishte pranuar të kryente një vrasje për 14 mijë dollarë, por u shpëtua në momentin e fundit nga policia. Rrjeti funksiononte me strukturë të mirëorganizuar, të ndarë në katër role: Nxitësit, që urdhëronin dhe financonin krimet nga jashtë vendit; Rekrutuesit, që joshin fëmijët përmes rrjeteve sociale dhe lojërave online; Koordinatorët, që siguronin armët dhe logjistikën; Ekzekutorët, zakonisht adoleshentë pa precedentë penalë, që kryenin urdhrat. Ky fenomen, që Europol e përkufizon si “Violence-as-a-Service” (Dhuna si shërbim), ka marrë përmasa alarmante në Suedi, Holandë, Gjermani, Spanjë e vende të tjera. Vetëm në Suedi, autoritetet vlerësojnë se mbi 1 700 të mitur nën 18 vjeç janë përfshirë në rrjete kriminale gjatë vitit 2024.

Operacioni ka shmangur dhjetëra krime të rënda në të gjithë kontinentin, përfshirë vrasje të planifikuara, trafik armësh dhe sulme me eksplozivë.
Në disa raste, të miturit ishin gati të udhëtonin jashtë vendit për të kryer krime me pagesë, të organizuar përmes Telegram-it dhe kanaleve të koduara me mijëra anëtarë. Pas këtij operacioni, Europol dhe autoritetet suedeze kanë bërë thirrje ndaj gjigantëve të teknologjisë që të rrisin kontrollet dhe të heqin përmbajtjet e dhunshme nga platformat e tyre.
Sipas Teodoro Smedius, zyrtar i Policisë Kombëtare të Suedisë, “kompanitë e teknologjisë kanë mjetet për ta ndalur këtë fenomen. Kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve, askush nuk mund të qëndrojë neutral”.

Sinjalet paralajmëruese të përfshirjes së të miturve përfshijnë ndryshime sjelljeje, përdorim të aplikacioneve të koduara, fshehje aktivitetesh online, shfaqje të papritura të pasurisë apo lidhje me të rritur të panjohur. Ky hetim i jashtëzakonshëm ka ekspozuar një realitet tronditës për Europën: krimi i organizuar po përdor fëmijët si armë, duke i kthyer në mjete të një ekonomie të errët të dhunës./Corriere della Sera

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?