E mitura rrëmbehet nga xhaxhai i shoqes dhe dërgohet në pyll, shpëton mrekullisht

Një 12-vjeçare nga Karolina e Veriut, SHBA, është rrëmbyer nga xhaxhai 38-vjeçar i shoqes së saj, ndërsa më pas është gjetur e plagosur nga një grua që po udhëtonte me makinë pranë zonës. Vajza u gjet mesditën e së dielës nga Jennifer Maxwell, një profesioniste e kujdesit shëndetësor, e cila po kthehej në shtëpi kur pa 12-vjeçaren duke dalë me vrap nga pylli.
Sipas dëshmisë së Maxwell, vajza ishte e mbuluar me gërvishtje, ishte zbathur dhe kishte plagë në këmbë dhe në duar. 12-vjeçarja i tha se ishte rrëmbyer.
Fëmija tregoi se kishte kaluar natën në shtëpinë e shoqes së saj më të mirë, e cila jeton aty pranë. Sipas saj, Daniel Francis Geer, 38 vjeç, xhaxhai i shoqes, e kishte zgjuar dhe më pas e kishte marrë me kamionin e tij drejt një zone pyjore. Geer dyshohet se e ka detyruar vajzën të ecte me të për orë të tëra nëpër pyll.
Maxwell tha se e pa 12-vjeçaren të dilte me vrap nga zona e pyllëzuar dhe të binte në një hendek, ndërsa qante.
Lexo edhe
BOTA
Nëna e re kontrabandoi 13 milionë paund drogë

Rriten tensionet Izrael-Turqi/ Tel Avivi paralajmëron Ankaranë pas sulmit ndaj bazës ajrore

Nga shitës makinash në princ/ 26-vjeçari njihet zyrtarisht si djali i Princit Laurent të Belgjikës

Belgjika mund të regjistrojë verën më të nxehtë që nga viti 1833

Valë historike largimesh nga CIA, shkurtimet e Trump tronditin agjencinë dhe sistemin e pensioneve

‘Ajo me ndryshoi jetën’/ Pete Hegseth dhe “engjëlli mbrojtës” i tij, gruaja që nuk e lë kurrë vetëm dhe roli i saj pas skenave...

Alpinistja 18-vjeçare gjendet e vdekur në Australi/ Policia kërkon falje që raportoi gabimisht se ajo ishte shpëtuar

"Do takoj dikë dhe do kthehem"/ Trupi i influenceres gjendet i djegur mes vreshtave





