24 orë para Samitit të NATO, Erdogan telefonon Melonin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, gjatë së cilës diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, dy liderët shqyrtuan ecurinë e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Italisë, si dhe çështje që lidhen me situatën aktuale ndërkombëtare dhe rajonale.
Erdogan theksoi se përpjekjet për të forcuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve vazhdojnë në një sërë sektorësh, me theks të veçantë te industria e mbrojtjes.
Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e ndërmarrjes së nismave të reja që do t'u japin një shtysë të re marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë bisedës u diskutuan edhe çështje që lidhen me NATO-n. Presidenti turk deklaroi se Ankaraja pret që në Samitin e ardhshëm të Aleancës, i cili do të mbahet në Turqi, të forcohen edhe më tej solidariteti dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve anëtare.
Lexo edhe
BOTA
86-vjeçari vret ish-gruan në spital dhe vetëvritet! Si e mashtroi stafin mjekësor

"Forbes": Ditët e Putinit në krye të Kremlinit mund të jenë të numëruara

Shtireshin si inspektorë dhe zhvatën mbi 1.6 milionë euro, anëtarët e bandës pozonin me tufa të mëdha parash dhe shufra ari

OKB paralajmëron forcimin e shpejtë të El Niño-s: Rritet rreziku për fenomene ekstreme të motit

Zbulimi i jashtëzakonshëm! Një kopje e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani

Tenda e festivalit, shembet brenda sekondave në Napol, nuk raportohet për të lënduar

Arrin në 2,595 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

U dyshua si aksidentale, por familja nuk u dorëzua në zbardhjen e ngjarjes/ Pas 17 vitesh, një person shpallet fajtor për vrasjen e një g...





