250-vjetori i Pavarësisë, Papa Leoni mesazh SHBA-së: Të mbetet besnike idealeve të lirisë dhe unitetit

Papa Leoni XIV u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ruajnë idealet themeluese të lirisë, drejtësisë dhe unitetit, në një mesazh me video drejtuar ceremonisë së ndarjes së Medaljes së Lirisë në Filadelfia, në prag të 250-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë.
Gjatë fjalimit, Ati i Shenjtë kujtoi se Amerika është ndërtuar mbi kontributin e brezave të emigrantëve dhe vlerësoi rolin historik të vendit në mbrojtjen e lirisë. Duke cituar Deklaratën e Pavarësisë, ai u ndal te të drejtat e patjetërsueshme për jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë, duke theksuar se dinjiteti njerëzor është themeli i çdo shteti.
Papa kërkoi një debat publik të karakterizuar nga moderimi, respekti për mendimet e ndryshme dhe kërkimi i pikave të përbashkëta, me synimin për të promovuar paqen dhe pajtimin si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së jetës në çdo fazë, nga ngjizja deri në vdekjen natyrore, si dhe mbrojtjen e lirisë fetare dhe dialogut ndërfetar.
Në përfundim, Papa Leoni XIV bëri thirrje për forcimin e unitetit kombëtar, duke nënvizuar se prosperiteti i një vendi mbështetet në ideale të përhershme dhe jo në objektiva afatshkurtra.
Pas ceremonisë, Papa do të udhëtojë në ishullin italian të Lampeduzës, një simbol i krizës së migracionit në Mesdhe, ku pritet të përcjellë një mesazh në mbështetje të emigrantëve dhe refugjatëve.
Lexo edhe
BOTA
24 orë para Samitit të NATO, Erdogan telefonon Melonin

86-vjeçari vret ish-gruan në spital dhe vetëvritet! Si e mashtroi stafin mjekësor

"Forbes": Ditët e Putinit në krye të Kremlinit mund të jenë të numëruara

Shtireshin si inspektorë dhe zhvatën mbi 1.6 milionë euro, anëtarët e bandës pozonin me tufa të mëdha parash dhe shufra ari

OKB paralajmëron forcimin e shpejtë të El Niño-s: Rritet rreziku për fenomene ekstreme të motit





