Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
BOTA

38-vjeçarja gjendet brenda një valixheje në Athinë, celulari i saj përdorej që të dukej se ishte gjallë

P
Piranjat31 July 2026, 23:27 · 2 min lexim
38-vjeçarja gjendet brenda një valixheje në Athinë,

Detaje të reja janë zbuluar për rastin tragjik në Greqi, lidhur me gjetjen e trupit të dekompozuar të një 38-vjeçares britanike Elisabeth Ross brenda një valixheje.

Sipas medias greke Protothema, telefoni i viktimës është përdorur nga persona të tretë për të kamufluar ngjarjen dhe për të krijuar bindjen se e reja ishte ende gjallë.

Gjithashtu, ndërtesa ku u gjet viktima tashmë po mendohet edhe si vendi ku mund të ketë ndodhur krimi.

“Telefoni po përdorej. Madje po dërgoheshin edhe mesazhe me tekst, me sa duket me qëllimin për t’i bërë njerëzit të besonin se ajo ishte ende gjallë. Po e trajtojmë ndërtesën si vendngjarje krimi”, i tha gazetës një oficer policie greke.

38-vjeçarja Elisabeth Ross, me origjinë nga Skocia, kishte udhëtuar për në Evropë nga Shtetet e Bashkuara më 29 qershor, nëpërmjet Qipros, dhe më pas shkoi në Athinë, ku po qëndronte me miqtë.

Ajo u pa e gjallë për herë të fundit më 15 korrik, pak para kohës së parashikuar të krimit.

Kujtojmë se trupi u gjet brenda një valixheje, më 18 korrik, në një ndërtesë të braktisur në Kypseli. Kjo valixhe u gjet nga një i pastrehë, i cili njoftoi autoritetet.

Burri ndodhej në këtë zonë pasi po kërkonte një vend për t’u strehuar, por ndjeu një erë të fortë e të pakëndshme. Kështu, duke ndjekur aromën, ai gjeti valixhen, nga e cila dukej një këmbë njeriu. Pas kësaj, ai njoftoi menjëherë policinë.

Trupi ishte i mbështjellë me një qese dhe ishte futur me forcë brenda valixhes, por nuk janë konstatuar plagë apo shenja të dukshme dhune.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.