Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
BOTA

403 mln euro gjobë për Google, zbulohet si përdorej lokacioni i përdoruesve

P
Piranjat21 September 2026, 16:57 · 3 min lexim
403 mln euro gjobë për Google, zbulohet si përdorej lokacioni i

Autoriteti irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DPC), që mbikëqyr kompanitë e mëdha teknologjike në BE, ka gjobitur Google me 403 milionë euro për shkeljen e rregullave europiane për mbrojtjen e të dhënave, lidhur me mënyrën se si kompania përdorte të dhënat e vendndodhjes së përdoruesve.

Hetimi i autoritetit irlandez, i cili mbikëqyr Google në nivel europian për shkak se selia e kompanisë për Evropën ndodhet në Dublin, nisi në shkurt të vitit 2020, pas ankesave të paraqitura nga disa organizata evropiane për mbrojtjen e konsumatorëve. Ato kundërshtonin mënyrën se si Google menaxhonte të dhënat e vendndodhjes së përdoruesve në produkte dhe shërbime të caktuara.

Sipas zëvendëskomisionerit të DPC-së, Graham Doyle, mangësitë e Google bënë që qytetarët të mos ishin plotësisht të vetëdijshëm se të dhënat për vendndodhjen e tyre mund të përdoreshin për t’u shfaqur reklama të personalizuara apo për të nxjerrë përfundime mbi interesat e tyre personale.

Kjo, sipas autoritetit, u shkaktoi përdoruesve një humbje konkrete të kontrollit mbi të dhënat e tyre personale. Një tjetër faktor që rëndoi situatën ishte ruajtja e të dhënave të vendndodhjes për një periudhë më të gjatë se sa ishte e nevojshme.

Hetimi mbulon periudhën 2018-2020 dhe lidhet veçanërisht me përputhshmërinë me GDPR-në të funksioneve të Google si “Aktiviteti në ueb dhe aplikacione”, “Historiku i vendndodhjes” dhe “Saktësia e vendndodhjes”.

Një zëdhënës i Google tha për AFP se rasti lidhet me rregulla të vjetra, të cilat që atëherë janë përditësuar. Sipas tij, që prej vitit 2019 kompania ka prezantuar mjete të reja dhe më të avancuara, që e bëjnë më të lehtë menaxhimin e të dhënave të vendndodhjes.

Vendimi i DPC-së përbën gjobën e katërt më të lartë të vendosur ndonjëherë nga autoriteti irlandez i mbikëqyrjes. Gjoba më e madhe e vendosur nga ky rregullator ishte ajo ndaj Meta-s në vitin 2023, në vlerën 1.2 miliardë euro, për transferimin e të dhënave personale të përdoruesve nga Bashkimi Europian drejt Shteteve të Bashkuara.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.