86-vjeçari vret ish-gruan në spital dhe vetëvritet! Si e mashtroi stafin mjekësor

Tragjedi në Lido di Camaiore, në provincën e Luccas në Itali. Një burrë 86-vjeçar, Franco Rossi, vrau ish-bashkëshorten e tij 67-vjeçare, Myria Dini, e cila ndodhej e shtruar në spital. Më pas, ai i dha fund jetës duke u hedhur nga dritarja.
E goditi me thikë në spital
Ngjarja ndodhi rreth mesditës së së premtes, më 3 korrik. Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte shtruar prej tre javësh në spitalin Versilia në gjendje të rëndë, ndërsa ish-bashkëshorti e vizitonte rregullisht.
Por këtë mëngjes, sapo hyri në dhomën e saj, Rossi nxori një thikë dhe e goditi disa herë ish-bashkëshorten, duke i shkaktuar plagë fatale. Më pas ai u hodh nga dritarja e spitalit, duke humbur jetën.
Ndërhyrja e kotë e ekipeve të emergjencës
Më pas, përpara se dikush të mund të jepte alarmin, 86-vjeçari u hodh nga dritarja. Rënia nga disa metra lartësi rezultoi fatale. Në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës 118, të cilat tentuan menjëherë të reanimonin si gruan ashtu edhe burrin. Megjithatë, mjekët vetëm sa konstatuan vdekjen e të dyve. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
67-vjeçarja ishte e shtruar për probleme të rënda neurologjike
Mësohet se 67-vjeçarja festonte pikërisht sot ditëlindjen e saj dhe ndodhej në repartin e rehabilitimit për shkak të problemeve të rënda neurologjike. Sipas të dhënave paraprake, këto probleme mund të kenë qenë një nga arsyet që e shtynë të moshuarin drejt këtij akti tragjik. Çifti ishte zyrtarisht i ndarë prej disa kohësh, por vazhdonte të jetonte në të njëjtën banesë.
Drejtori i repartit: Nuk kishte shfaqur asnjë shenjë shqetësuese
Sipas drejtorit të repartit të reanimacionit të spitalit Versilia, Federico Posteraro, ish-bashkëshorti e vizitonte gruan çdo ditë gjatë orarit të vizitave. "Vinte rregullisht çdo ditë. Ishte një person i qetë dhe i sjellshëm, nuk kishte shfaqur asnjë sjellje impulsive që të na bënte të mendonim se mund të kryente një veprim të tillë," u shpreh ai. Sipas Posteraros, mëngjesin e së premtes 86-vjeçari kishte kërkuar të hynte në repart përpara nisjes së orarit zyrtar të vizitave, duke pretenduar se kishte leje nga një mjek. "Gruaja ishte vetëm në dhomë, ndërsa shtrati ngjitur ishte, fatmirësisht, bosh.
Një punonjëse e kujdesit shëndetësor, teksa kalonte në korridor, pa një person që u ngjit në parvazin e dritares dhe u hodh. Në atë moment u aktivizuan menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat u përpoqën të reanimonin të dy," tregoi drejtori. Megjithatë, për 86-vjeçarin dhe ish-bashkëshorten e tij ishte tashmë tepër vonë. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
"Forbes": Ditët e Putinit në krye të Kremlinit mund të jenë të numëruara

Shtireshin si inspektorë dhe zhvatën mbi 1.6 milionë euro, anëtarët e bandës pozonin me tufa të mëdha parash dhe shufra ari

OKB paralajmëron forcimin e shpejtë të El Niño-s: Rritet rreziku për fenomene ekstreme të motit

Zbulimi i jashtëzakonshëm! Një kopje e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani

Tenda e festivalit, shembet brenda sekondave në Napol, nuk raportohet për të lënduar





