A do të kandidojë në 2028? Ja si përgjigjet Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur gazetarëve për mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë presidencial në vitin 2028. Ai pranon se do ta dëshironte një garë të tillë, por theksoi se ligji amerikan e ndalon.
“Të gjithë më pyesin nëse do të kandidoj në vitin 2028. Do të doja shumë, por ligji për këtë çështje është shumë i qartë dhe i rreptë”, u shpreh Trump për gazetarët. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, përmes Amendamentit të 22-të, kufizon presidentin në dy mandate.
Duke folur për Iranin dhe situatën në Lindjen e Mesme, Trump deklaroi se nuk i beson Teheranit dhe pretendoi se Shtetet e Bashkuara kanë kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit.
“Ne e kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit, jo ata”, tha presidenti amerikan, duke shtuar se Irani nuk duhet të shndërrohet në “ngacmuesin e Lindjes së Mesme”.
Trump komentoi gjithashtu largimin e tij të papritur nga samiti i NATO-s në Turqi, duke thënë se përballet me një numër të madh kërcënimesh.
“Marr shumë kërcënime. Shumë kërcënime për të cilat ju nuk i dini. Kushdo që ka një pozicion të rëndësishëm përballet me shumë kërcënime. Ata që nuk kanë rëndësi nuk kërcënohen. Mendoj se unë jam objektivi kryesor“, deklaroi ai.
Trump tha se siguria e tij varet nga Shërbimi Sekret dhe se ai ndjek udhëzimet e agjentëve për masat që duhet të marrë.
Lexo edhe
BOTA
Sulmoi për vdekje babanë e të dashurit, gruaja i bën homazhe qenit pitbull në rrjetet sociale

Trump sfidon Iranin: Kontrollojmë Hormuzin! Kundërpërgjigjet Teherani

Putin kërcënon se Rusia do të kundërpërgjigjet ndaj vendeve të BE-së, nëse sekuestrojnë anijet ruse

Rishfaqet vëllai i dhëndrit të Trump/ LA Lakers shitet për 12.5 miliardë dollarë, bëhet skuadra më e kushtueshme në histori

Thatësira “zhvesh” Danubin pas 80 vitesh/ Dalin eshtrat e dy ushtarëve gjermanë, dokumentet dhe motoçikleta ushtarake





