BOTA

“A mund të rikthehet diplomacia?” Analiza e REL: Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë në luftën në Iran

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Gusht 2026, 15:07

“A mund të rikthehet diplomacia?” Analiza e REL:

Gjashtë muaj pasi sulmet ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit nisën një konflikt që ka tronditur tregjet e energjisë dhe ka penguar transportin global detar, ende nuk ka një fund të qartë të konfrontimit. Teksa kapacitetet ushtarake të Iranit kanë pësuar dëme të mëdha, ai ende ka ndikim në Ngushticën e Hormuzit.

Ekspertët e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, nga i gjithë spektri politik në Uashington, thonë se faza e ardhshme do të përcaktohet nga katër pyetje: sa gjatë mund t’i bëjë ballë Irani presionit ekonomik, a mund ta shndërrojë diplomacia avantazhin ushtarak në një marrëveshje të qëndrueshme, çfarë do të ndodhë me Hormuzin dhe nëse Rusia dhe Kina do ta ndihmojnë Teheranin të rindërtohet.

Zëvendësadmirali në pension Robert Harward, ish-zëvendëskomandant i Komandës Qendrore të SHBA-së, e përshkruan situatën si një “gjendje të qëndrueshme”. Por, ai argumenton se koha po mbaron për Teheranin.

“Koha është problemi i tyre më i madh”, thotë Harward për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se presioni i vazhdueshëm ekonomik përfundimisht mund të shndërrohet në një kërcënim të brendshëm për Qeverinë iraniane.

Çështjet që lidhen me nevojat bazike nxitën protestat masive në dhjetor-janar, të cilat u shtypën me forcë brutale, kur u vranë mijëra protestues.

Kështu po e paraqet tani Uashingtoni konfliktin, me sekretarin e Thesarit, Scott Bessent, që më 24 gusht njoftoi atë që e quajti një “ofensivë ekonomike” masash për izolimin e mëtejmë të Iranit. Bessent do t’u bëjë presion ministrave të Financave të G20-ës për këtë çështje gjatë takimeve në Ashevill të Karolinës së Veriut, më 31 gusht dhe 1 shtator.

Harward thotë se presioni mund të shndërrohet në një kërcënim të brendshëm nëse Teherani përfundimisht has në vështirësi për të paguar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), milicinë Basij dhe institucione të tjera shtetërore, ose nëse iranianët e zakonshëm përballen me mungesa të karburantit dhe artikujve të tjerë esencialë.

Kushtet e dimrit, thotë ai, mund ta bëjnë presionin veçanërisht të rëndësishëm.

Kina është kyç në këtë llogaritje.

Elaine Dezenski, drejtuese e Qendrës për Fuqinë Ekonomike dhe Financiare në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, thotë se marrëdhënia ekonomike e Kinës me Iranin është e rëndësishme, por nuk është një aleancë në kuptimin tradicional.

Rreth 80 për qind e naftës së eksportuar nga Irani shkon në Kinë, thotë ajo, por nafta iraniane përbën vetëm rreth 12 deri në 13 për qind të importeve të naftës bruto të Kinës.

“Nëse Kina do të ndërpriste blerjet e naftës iraniane… kjo do të kishte një efekt të madh”, thotë Dezenski. Megjithatë, deri tani Pekini i ka rezistuar presionit të SHBA-së lidhur me marrëdhëniet e tij tregtare me Teheranin.

Çështja ka edhe një dimension financiar afatgjatë. Shitja e naftës iraniane në juanë dhe pagesat përmes sistemeve jashtë rrjetit të dollarit amerikan mund të forcojnë infrastrukturën alternative financiare.

“Mënyra se si Irani po i kryen këto transaksione dhe mënyra se si Kina po i mbështet këto transaksione është një përpjekje për të dëmtuar rolin e dollarit amerikan në tregun global të energjisë”, shprehet Dezenski.

Teksa mundësia për veprime të mëtejme ushtarake nuk është përjashtuar, zyrtarët kanë sugjeruar se veprimet ushtarake mund të kenë arritur kufijtë e efektivitetit të tyre – me fjalë të tjera, nuk ka shumë objektiva të tjera për t’u sulmuar.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha në qershor se baza industriale e mbrojtjes së Iranit kishte pësuar “shkatërrim masiv”, me dëmtime prej 80 deri në 90 për qind. Presidenti Donald Trump, fillimisht tha se 90 për qind e raketave dhe vendeve prej ku Irani lëshon raketa ishin shkatërruar, ndërsa më vonë dha një vlerësim prej 82 për qind. Por, ai ka thënë vazhdimisht se marina iraniane është shkatërruar.

Megjithatë, ajo që ka mbetur ka dëshmuar se është mjaftueshëm e qëndrueshme për të penguar transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Për Bradley Bowman, drejtor në Qendrën për Fuqinë Ushtarake dhe Politike në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, dallimi kryesor është mes dobësimit ushtarak dhe një rezultati politik afatgjatë.

“Amerika ka pasur vazhdimisht vështirësi në Lindjen e Mesme për ta shndërruar suksesin në fushëbetejë në rezultate politike të qëndrueshme dhe pozitive”, thotë Bowman për REL-in. “Shpesh fitojmë në fushëbetejë dhe humbim në tryezën e negociatave”.

Ai thekson se një transformim politik i qëndrueshëm në Iran do të kërkonte veprime vendimtare nga vetë iranianët. Uashingtoni, shton ai, nuk ka vullnetin politik për të dërguar “mijëra e mijëra” trupa në Iran dhe për të përballuar humbjet që do të sillte një operacion i tillë.

Bowman thotë gjithashtu se lufta ka treguar përmasat e shpenzimeve amerikane për armët dhe ka ngritur pikëpyetje lidhur me sasinë e municioneve sulmuese dhe mbrojtëse që janë në dispozicion për konflikte të tjera të mundshme,

Nga Irani dalin sinjale të përziera.

Disa elemente, përfshirë IRGC-në, duket se nuk e kanë me nguti për të shtyrë përpara bisedime para zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara që mbahen në nëntor. Anëtarë të tjerë të rëndësishëm të autoriteteve klerikale kohët e fundit kanë folur vazhdimisht për vështirësitë ekonomike dhe rëndësinë e ringjalljes së diplomacisë.

Për Gawdat Bahgat, profesor i çështjeve të sigurisë kombëtare në Qendrën për Studime Strategjike të Lindjes së Afërt dhe Azisë Jugore në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes, zhvillimi më i rëndësishëm i gjashtë muajve të fundit mund të jetë shfaqja e Ngushticës së Hormuzit si instrumenti kryesor që i ka mbetur Iranit për të negociuar.

“Edhe nëse nënshkruhet një marrëveshje e përkohshme, ajo do të jetë e përkohshme, por në të ardhmen ata do të vazhdojnë të kërcënojnë me mbylljen e ngushticës”, shprehet ai.

Kjo rrugë ujore tradicionalisht transporton rreth një të pestën e naftës, gazit natyror të lëngshëm dhe mallrave të tjera jetike në botë. Kjo është përkthyer gjithashtu në presion ekonomik mbi Shtetet e Bashkuara, pasi tregjet globale rrisin çmimet e benzinës.

Ngushtica është vetëm rreth 39 kilometra e gjerë, në pikën e saj më të ngushtë. Si Irani, ashtu edhe Omani pretendojnë 22.2 kilometrat maksimalë të lejuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS) si ujëra territoriale, që do të thotë se në këtë zonë nuk ka ujëra ndërkombëtare.

UNCLOS synon të garantojë të drejtën e kalimit transit për anijet tregtare dhe ndalon bllokimin e tyre. Megjithatë, Teherani nuk e ka ratifikuar kurrë UNCLOS-in dhe thotë se nuk ka detyrime nga traktati. SHBA-ja po ashtu nuk e ka ratifikuar atë.

Bahgat thotë se shtetet e Gjirit mund të bëjnë presion për një marrëveshje që rikthen stabilitetin, edhe nëse ajo formalizon një rol të caktuar të Iranit në ngushticë. Prioriteti i tyre, thotë ai, është rikthimi i stabilitetit ekonomik.

Pyetja më e vështirë është nëse Uashingtoni mund të pranojë një formë të kontrollit iranian ose përfitimi ekonomik nga kjo rrugë ujore.

Bowman argumenton se çështja kritike është nëse kapitenët e anijeve tregtare dhe kompanitë e sigurimeve e konsiderojnë rrugën të sigurt.

Prandaj, Irani nuk ka domosdoshmërish nevojë ta mbyllë plotësisht Hormuzin. Sulmet sporadike me raketa ose dronë mund të rrisin kostot e sigurimit të anijeve dhe të frenojnë transportin detar, ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës në shtetet e Gjirit Persik mund të krijojnë presion shtesë mbi vendet që bashkëpunojnë me Uashingtonin.

“Kjo në fakt i shndërron partnerët tanë arabë në instrument presioni që Irani po ushtron ndaj Uashingtonit”, thekson Bowman.

Një tjetër pyetje e rëndësishme është nëse partnerët e jashtëm të Iranit mund ta ndihmojnë atë të rimëkëmbet.

Bowman përmend dërgesat kineze të lëndëve kimime dhe informacionet ruse për shënjestrimin, si dhe mbështetjen me dronë, si dëshmi të rritjes së ndihmës. Ai thotë se Moska po shqyrton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë Su-35 në Iran, ndërsa Pekini mund të kalojë nga furnizimi me materiale me përdorim të dyfishtë drejt dërgimit të armëve dhe municioneve.

E ardhmja e kësaj mbështetjeje, thotë ai, do të varet shumë nga mënyra se si Pekini dhe Moska e vlerësojnë reagimin e mundshëm të SHBA-së.

“Gjëja kryesore që Kina i frikësohet janë sanksionet dytësore nga SHBA-ja”, thotë Bowman.

Njoftimi i sekretarit Bessent lë të kuptohet për këto masa, por ato mbartin gjithashtu rrezikun e hakmarrjes kineze dhe nuk është e qartë se deri ku është i gatshëm Uashingtoni ta rrisë presionin e këtij lloji.

Rimëkëmbja ushtarake e Iranit nuk mund të ndahet nga rrjeti më i gjerë që e mbështet atë, thotë Bowman.

Një studim i udhëhequr nga Bowman dokumentoi 616 raste të bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes Kinës, Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut nga janari 2019 deri në dhjetor 2025, duke përfshirë fusha si zhvillimi dhe transferimi i armëve, stërvitjet ushtarake, shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës dhe diplomacia ushtarake./REL/

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës