Administrata amerikane intensifikon masat ndaj shtetasve të huaj, mbi 175 mijë viza të anuluara që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë

Mbi 175 mijë viza u janë anuluar shtetasve të huaj që nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, bëhet fjalë për persona që dyshohet se kanë shkelur kushtet e vizës, kanë kryer krime, kanë mashtruar autoritetet amerikane, kanë abuzuar me sistemin e emigracionit ose janë konsideruar rrezik për sigurinë kombëtare.
Autoritetet amerikane thonë se shumë prej tyre kishin pasur probleme me drejtësinë për akuza si drejtim mjeti në gjendje të dehur, sulme fizike, vjedhje, vepra të lidhura me drogën, dhunë në familje, abuzim me fëmijët dhe mashtrim. Në listën e rasteve të publikuara përfshihen edhe persona të akuzuar për përdhunim, trafikim dhe shfrytëzim seksual të një të miture.
Sipas Departamentit të Shtetit, Sekretari Marco Rubio ka vendosur gjithashtu që disa shtetas të huaj të dëbohen për arsye që lidhen me politikën e jashtme. Mes tyre përmenden një shtetas kuban i lidhur me një fushatë ndikimi të Havanës, shtetas iranianë me lidhje me qeverinë e Teheranit dhe një shtetas kuvajtian i akuzuar për deklarata armiqësore ndaj presidentit të SHBA-së.
Në një tjetër rast, një ambasadë amerikane në Afrikën e Veriut anuloi më shumë se 100 viza të prindërve që, sipas autoriteteve, udhëtonin në SHBA kryesisht për të lindur fëmijët atje, me qëllim që ata të fitonin shtetësinë amerikane.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, numri i vizave të anuluara që nga rikthimi i Trump është rreth katër herë më i lartë se gjatë vitit të fundit të administratës Biden.
Lexo edhe
BOTA
Shtirej sikur kishte kancer dhe mblodhi mbi 40 mijë dollarë, e pëson keq 51-vjeçarja në Florida

Çfarë po ndodh në 'majën' e pushtetit iranian? Pezeshkian flet për Khamenein

"Unë e vrava atë"/ I moshuari tregon pas 39 vjetësh vrasjen e nënës së re. Artikulli që lexoi e bëri të zbulonte të vërtetën

Eklipsi diellor rrit interesin në Europë, rriten ndjeshëm çmimet e hoteleve

Rumania shkatërron dy dronë "Gerbera" që lëvizën pranë një projekti të madh gazi në Detin e Zi

Donald Trump: Unë jam bankieri i Iranit, kemi kontroll të plotë mbi paratë e tyre

Nga objekt talljeje në qendër të pushtetit, kush është personi që ka në dorë sigurinë kombëtare të Iranit?

“Më bënë gjëra që mendja njerëzore nuk i përfytyron”/ Ushtari ukrainas rrëfen torturat çnjerëzore me elektroshok, rrahje dhe abuzim sek*u...





