Aeroplani rrëzohet pranë aeroportit në Arizona, humb jetën piloti

Një person ka humbur jetën pasi një aeroplan i vogël u rrëzua pranë Aeroportit Chandler, në shtetin amerikan të Arizonës, mbrëmjen e së martës.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Chandler, ekipet e emergjencës u mobilizuan pas një telefonate në numrin 911 që njoftonte për rrëzimin e një avioni të vogël. Me ndihmën e kullës së kontrollit të aeroportit, autoritetet arritën të lokalizonin vendin e aksidentit.
Mediat lokale raportojnë se ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të rrugëve “McQueen” dhe “Queen Creek”, rreth orës 19:50 me orën lokale.
Në vendngjarje u gjet një aeroplan me një motor dhe vetëm një person në bord. Autoritetet konfirmuan se piloti kishte humbur jetën si pasojë e rrëzimit. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik.
Departamenti i Zjarrfikësve të Chandler po bashkëpunon me drejtuesit e Aeroportit Chandler, Policinë e Chandler dhe Administratën Federale të Aviacionit (FAA) për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Hetimet për rrethanat e rrëzimit vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje pas përfundimit të ekzaminimeve fillestare.
Lexo edhe
BOTA
Tragjike! E denoncoi publikisht në TikTok si pedofil, gruaja vritet nga ish-bashkëshorti

Çfarë pritet?/ SHBA fillojnë rishikimin e pranisë ushtarake në Evropë

Italia ul përkohësisht taksat mbi naftën

Pamje dramatike nga Franca: Zjarrfikësit përballen me “murin e flakëve”, qindra mijëra hektarë të djegur

Përshkallëzohet kriza në Lindjen e Mesme, Irani godet cisterna nafte dhe baza amerikane, rriten çmimet e karburanteve





