Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
BOTA

Afrohen zgjedhjet presidenciale, ligjvënësit amerikanë shtojnë presionin ndaj Aleksandër Vuçiç

P
Piranjat27 August 2026, 18:33 · 4 min lexim
Afrohen zgjedhjet presidenciale, ligjvënësit amerikanë

Dy ligjvënës amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë ndërmarrë një nismë të përbashkët në Kongres që mund të rrisë ndjeshëm presionin e Uashingtonit ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating, anëtarë të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kanë prezantuar një projektligj që parashikon sanksione dhe ndalime vizash ndaj individëve që minojnë proceset demokratike, paqen, stabilitetin dhe integritetin territorial në Ballkanin Perëndimor.

Nisma vjen në një moment delikat për Vuçiqin, i cili prej dy vitesh përballet me protesta të mëdha studentore dhe qytetare kundër korrupsionit dhe qeverisjes së tij.

Protestat nisën pas tragjedisë së nëntorit 2024, kur shembja e një tende në stacionin hekurudhor të Novi Sadit vrau 16 persona. Demonstruesit akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim të projekteve publike.

Joe Wilson e akuzoi drejtpërdrejt Vuçiqin se Serbia është larguar nga sundimi i ligjit dhe është afruar me Rusinë, Kinën dhe Iranin, transmeton Telegrafi.

“Serbia ka nevojë për më mirë”, ishte mesazhi i republikanit amerikan, ndërsa Bill Keating theksoi se demokracia, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit duhet të jenë shtyllat kryesore të marrëdhënieve SHBA-Serbi.

Projektligji e përmend konkretisht Vuçiqin dhe shpreh shqetësim për përdorimin e forcës ndaj protestuesve. Ai kërkon gjithashtu hetim dhe përgjegjësi për tragjedinë në Novi Sad, si dhe kërkon që Beogradi të kufizojë ndikimin e Iranit, Rusisë dhe Kinës.

Në dokument thuhet se Shtetet e Bashkuara kanë interes të qëndrueshëm për një Serbi “stabile, demokratike dhe sovrane”, të angazhuar për paqen rajonale dhe të ankoruar fuqishëm në institucionet euro-atlantike.

Por nisma e Kongresit bie në kontrast me marrëdhëniet përgjithësisht të ngrohta që Vuçiqi ka pasur me Donald Trumpin.

Trump e ka konsideruar përpjekjen e tij të vitit 2020 për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës si një prej përpjekjeve të rëndësishme për paqe gjatë mandatit të tij. Ndërkohë, këtë vit Vuçiqi ka pritur dy herë në Beograd djalin e presidentit amerikan, Donald Trump Jr.

Në korrik, SHBA-ja dhe Serbia zhvilluan gjithashtu dialogun e parë strategjik, një zhvillim që shihej si forcim i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Megjithatë, ligjvënësit amerikanë kërkojnë që ky dialog të kushtëzohet me katër çështje kryesore: marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin; zgjedhje të lira dhe të ndershme; luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit; si dhe mbrojtjen e mediave, lirisë së tubimit dhe institucioneve demokratike.

Nëse administrata amerikane nuk i vërteton përparimet e Beogradit në këto fusha, projektligji kërkon që dialogu strategjik të ndërpritet ose të shkurtohet financimi i lidhur me të.

Ndërkohë, Vuçiqi ka paralajmëruar zgjedhje të reja presidenciale dhe parlamentare në tetor, por tashmë në Uashington ekzistojnë shqetësime serioze nëse ato do të jenë realisht të lira dhe të ndershme.

Mesazhi nga Kongresi amerikan është i qartë: marrëdhëniet me Beogradin mund të vazhdojnë, por mbështetja amerikane mund të kushtëzohet gjithnjë e më shumë me demokracinë, luftën kundër korrupsionit dhe distancimin nga kundërshtarët e SHBA-së.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.