Kryeministri injoron akuzat e Veliajt dhe nis ditën me ftesat banale për dialog
Pavarësisht stuhisë politike dhe akuzave tepër të rënda të lëshuara nga Erion Veliaj përmes letrës së tij nga...
Pavarësisht stuhisë politike dhe akuzave tepër të rënda të lëshuara nga Erion Veliaj përmes letrës së tij nga...
Ndryshon orari i qarkullimit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Autoritetet greke kanë rikthyer orarin dimëror, duke ...
Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki, ndonëse Kuve...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se presidenti i ardhshëm i Gjermanisë duhet të jetë një grua. “Do t’i propozo...
Në fund të prillit 2026, kur oficerët e policisë gjyqësore hynë për kontroll në vilën F6 të kompleksit “...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me 81.6 lekë. Euro blihet me 90.6 lekë dhe shitet me 9...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ajrore në ishullin Qeshm të Iranit, në Ngushticën e Hormuzit, bëjnë me dij...
Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura...
Zgjedhjet për Kongresin e ri. Zgjedhjet e mesmandatit shihen gjithashtu si një vlerësim i politikave të Trumpit. Senati, Dhoma e Përfa...
Heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburantit dhe kalimi i saj në një taksë mbi automjetet shihet si një lehtë...
Kryeministri britanik Andy Burnham është në zi pas vdekjes së babait të tij, Roy Burnham, i cili vuante prej vitesh nga sëmundja e Alzheimerit dhe jetonte në një institucion kujdesi. Lajmi u konfirmua nga Downing Street, ndërsa kryeministri anuloi të gjitha angazhimet e planifikuara për të hënën dhe të martën, për t’u përballur me humbjen e të atit.
Vdekja e Roy Burnham vjen më pak se dy muaj pasi djali i tij mori detyrën e kryeministrit, më 20 korrik. Pak para se të mbërrinte në Downing Street, Andy Burnham kishte folur publikisht për dhimbjen që ndiente pasi i ati, për shkak të Alzheimerit, nuk ishte në gjendje të kuptonte arritjen më të rëndësishme politike të jetës së tij.
“Kjo është diçka që më trishton, sepse ai do të ishte krenar”, kishte thënë Burnham në korrik, duke treguar për një nga vizitat e fundit te babai i tij në njësinë e kujdesit.
Për kryeministrin britanik, historia e të atit ka qenë gjithashtu e lidhur ngushtë me angazhimin e tij politik. Përvoja e familjes me sistemin e kujdesit social është bërë një prej arsyeve kryesore që Burnham kërkon reforma të thella në këtë sektor. Pas marrjes së detyrës, ai u zotua të ndryshojë sistemin e kujdesit social, duke iu referuar jo vetëm babait të tij, por edhe miliona njerëzve të tjerë që përballen me vështirësitë e këtij sistemi.
Roy Burnham kishte qenë gjithashtu një mbështetës i sistemit të përfaqësimit proporcional dhe prej vitesh kishte përpjekur të bindte të birin të ndryshonte qëndrimin e tij për sistemin zgjedhor. Andy Burnham më vonë lëvizi në atë drejtim, por për shkak të përkeqësimit të shëndetit të të atit, ai dyshon se Roy nuk arriti ta kuptonte se më në fund kishte ndikuar në bindjet e tij. Vetëm një ditë para lajmit për vdekjen e babait, Burnham mori pjesë në Gjysmëmaratonën e Great North Run, së bashku me rreth 63 mijë vrapues. Ai e përfundoi garën për një orë e 57 minuta, duke mbledhur para për organizatën bamirëse Changing Lives.
Pas humbjes së të atit, takimi i planifikuar të hënën në Downing Street me kryetarë bashkish, drejtues biznesesh dhe përfaqësues të kompanive të mëdha u anulua, së bashku me angazhimet e tjera të kryeministrit.
Për Andy Burnham, humbja është veçanërisht e dhimbshme, pasi babai i tij kishte luajtur një rol të rëndësishëm në jetën dhe formimin e tij politik, por nuk arriti ta kuptonte se djali i tij kishte mbërritur në Downing Street si kryeministër i Britanisë.
Finlanda ka vendosur t’i ” bashkohet” armës parandaluese bërthamore “të përparuar&rd...
Një makinë zhduket nga një rrugë e Athinës brenda pak minutash. Pronari njofton policinë, raporton vjedhjen dhe pret. Pyetja the...
Sulmi i djeshëm me dron rus ndaj një treni në kufirin e Ukrainës me Poloninë, anëtare të NATO-s, kishte për qëlli...
Një grup deputetësh dhe kolegësh nga shumë parti në Britani po kërkojnë një ligj të ri për të adresuar ...
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se do të shqyrtojë kërkesat e familjeve të viktimave të 11 shtatorit pë...
Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh një realitet i përgjakshëm dhe i hidhur. Nga raketat, bom...
Tre prej figurave më të fuqishme dhe rivale të Inteligjencës Artificiale kanë gjetur një pikë të rrallë dakord&eu...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se tregtia mes vendeve të BRICS-it ka arritur në 1.2 trilion dollarë. Duke fol...
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë t&e...
Suedezët votojnë për parlamentin e ri, në një garë tejet të ngushtë që mund t’i sjellë fitore të ...