BOTA

Aksidenti tragjik në Fier ku humbi jetën 17-vjeçari, Avokatja e profesorit italian nxjerr pamjet: Ai është i pafajshëm

Piranjat Përditësimi i fundit 16 February 2026, 16:07
Aksidenti tragjik në Fier ku humbi jetën 17-vjeçari, Avokatja e

Avokatët e profesorit italian Michele D’Angelo kanë deklaruar se ai është i pafajshëm. Ata thonë se shkak i aksidentit, ku humbi jetën 17-vjeçari Elidon Shehaj dhe 3 të tjerë u plagosën në 8 gusht 2025 në Qafën e Koshovicës, në Fier, është shpejtësia e lartë e mjetit ku ndodhej viktima. Ekipi mbrojtës i profesorit të biologjisë në universitetit L’Aquila ka shpërndarë disa pamje të aksidentit. Kjo duke pretenduar sipas tyre se kthesa që bëri drejtuesi italian i mjetit “Lancia” për t’u futur në restorantin e dasmave, është e lejuar me një vizë e ndërprerë në aksin Levan-Fier. 

Avokatët thanë se kanë shumë besim që profesor D’Angelo do të shpallet i pafajshëm, në një vend demokratik ku sundon shteti i së drejtës siç është Shqipëria, sipas tyre. Sipas tyre, kjo nuk është një nismë kundër autoriteteve dhe drejtësisë shqiptare, pasi shprehen se  kanë besim të plotë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë.

Zbardhja e plotë e fjalës së avokatëve në daljen publike:

Avokati Fabio Maria Galiani: Sqaroj para së gjithash, ajo ç’ka ndodhi në 8 gusht është një tragjedi shumë e rëndë. Ka humbur jetën një djalosh i pafajshëm dhe kjo na jep dhimbje të gjithëve; është një rast që prek dhimbjen njerëzore. Por sfida që ne kemi para vetes është që emocioni dhe dhimbja të mos na e përçudnojnë drejtësinë.

Pikërisht sepse bëhet fjalë për një tragjedi, duhet të kuptojmë mirë cilat janë përgjegjësitë, kujdes, duke u bazuar në ligj dhe jo tek emocionet, sepse ato do t’i hapnin derën një tjetër drame njerëzore me dënimin me burgim të një njeriu të pafajshëm.

Fati deshi që hera e vetme kur unë kam vizituar këtë qytet të mrekullueshëm ishte para 13 vitesh, si relator në një konferencë mbi emocionet, mediat dhe paragjykimet gjatë procedimeve penale, dhe sot si rastësi jemi këtu për të njëjtën gjë, në një qytet më të bukur se atëherë, si Vlora.

Avokate Ilenja Mehilli: Jemi përpara një rruge lokale, ku shpejtësia në kthesë është e ndaluar, sepse nuk mund të kalosh mbi 40 km/h. Profesori dhe bashkëshortja po shkonin në një darkë në restorantin Katalena dhe po ktheheshin te rruga që futet drejt restorantit, kur një makinë vjen përballë me shpejtësi, e pret në kthesë dhe e nxjerr jashtë rrugës.

Në këtë pikë do të thuhej se faji është i profesorit italian, dhe kështu e impostoi prokuroria shqiptare, ku personi i makinës tjetër u lirua. Sipas prokurorit, në fillim u tha se makina “Mercedes” nuk ishte me shpejtësi dhe se profesori i preu rrugën. Prokuroria thotë se shpejtësia e makinës së ardhur nga kthesa ishte 90 km/h dhe 103 km/h. Sipas prokurorisë, në këtë rrugë profesori nuk duhej të kthehej.

Gruaja e profesorit kishte bërë video menjëherë pas aksidentit dhe unë kam bërë video dhe foto; rruga është e ndërprerë dhe profesori mund të kthehej për t’u futur në restorant. Profesori ishte me 11 km/h dhe kishte ndezur sinjalin për t’u kthyer. Kur papritur vjen makina nga kthesa me 100 km/h dhe, sipas konsulentëve tanë, nëse drejtuesi i mjetit “Mercedes” do të respektonte shpejtësinë 40 km/h, nuk do të kishte ndodhur ky aksident.

Pa akuzuar prokurorinë, inspektorët e policisë që kanë shkruar se rruga nuk është e ndërprerë e kanë bërë këtë konstatim në orën 20:00, në kohë me shi, dhe ne themi se ndoshta ata nuk e kanë parë rrugën dhe e kanë shkruar gabim.

Avokati Ardian Visha: Qëllimi është të mbrojmë profesorin dhe objektivi është transparenca me publikun. Aksidentet në përgjithësi shkaktohen nga pakujdesia dhe, në këtë rast, fatkeqësisht me viktimë.

Kjo përfshirje pa faj e profesorit është ajo që duhet evidentuar dhe, në këtë aspekt, adresimi është i kundërt me qëllimin e punës. Në pikëpamjen e rrethanave, elementi esencial që mbron profesorin dhe mungesa e fajit në shkelje të rregullave të qarkullimit është ekzistenca e një vije të ndërprerë që i mundësonte atij të kthehej drejt restorantit. Ky element as nuk është gjetur dhe as interpretuar nga ekspertët deri më sot nga prokuroria. Ky është momenti i parë në mbrojtje. I kemi kërkuar Prokurorisë së Fierit që të realizojë këqyrjen, fotografimin dhe provueshmërinë e faktit që kjo vijë është e ndërprerë, gjë që ne e kemi të realizuar me filmim.

Akuza e dytë është largimi nga vendi i ngjarjes. Profesori dhe bashkëshortja kishin si destinacion restorantin ku ishin të ftuar në dasmën e një miku të tyre, pak metra larg vendit të aksidentit. Dhe ky destinacion, pak metra larg aksidentit, është vendi ku profesori ka qëndruar 4–5 orë të tjera pas aksidentit. Për atë që ka ndodhur ka kërkuar ndihmë; kur u informua se gjithçka ishte në dorë të policisë dhe nuk ishte informuar për pasojën e rëndë, qëndrimi i tij në destinacionin fillestar është i ligjshëm.

Në mëngjesin e nesërm, së bashku me bashkëshorten, i janë drejtuar policisë së qytetit me qëllim marrjen e çdo informacioni dhe dhënien e çdo kontributi, nëse ndaj tij kishte nisur një procedurë e caktuar. Kjo dinamikë e sjelljes, e shoqëruar me një personalitet të provuar tashmë edhe para gjyqësorit të Fierit, tërësisht pozitiv dhe forcërisht korrekt, si nga pikëpamja e asaj që përfaqëson në aspektin profesional, po ashtu edhe në sjelljen e tij dhe shoqërisë së tij në Itali, mbetet e certifikuar si vullnet dhe gatishmëri e këtij shtetasi për të qenë përballë drejtësisë, me besimin se do të gjejë drejtësi edhe në Shqipëri.

Avokati Fabio Maria Galiani: Kjo nuk është një nismë kundër autoriteteve shqiptare dhe drejtësisë shqiptare. Ne kemi besim të madh në sistemin gjyqësor të Shqipërisë; është një vend demokratik ku sundon shteti i së drejtës dhe në një kohë rekord po çon përpara reformat drejt BE-së, dhe pikërisht gjatë këtij muaji ka shumë takime për të arritur sa më shpejt objektivin e anëtarësimit.

Ne kemi shumë besim që profesor D’Angelo do të shpallet i pafajshëm dhe besojmë se ai është i pafajshëm dhe, në një vend demokratik ku sundon shteti i së drejtës siç është Shqipëria, të pafajshmit, sipas sistemit juridik shqiptar, e fitojnë pafajësinë, asnjëherë nën shtysën emocionale. Dhe ne jemi plot besim në drejtësinë shqiptare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?