Janë sekuestruar paraprakisht rreth 20 milionë euro pasuri të paluajtshme që i përkasin aktores së njohur Ursula Andress. Sipas hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria Anti-Mafia e Firences, kjo shumë dyshohet të jetë përfitim nga veprat penale të pastrimit të parave dhe vetëpastrimit, në dëm të aktores, e cila tashmë është 90 vjeçe. Vetë Andress kishte denoncuar rastin pranë autoriteteve gjyqësore në kantonin Vaud, në Zvicër.
Aktorja kishte raportuar një varfërim të vazhdueshëm të pasurisë së saj, që sipas akuzës ishte shkaktuar nga persona të ngarkuar me menaxhimin e financave. Guardia di Finanza ka sekuestruar 11 prona luksoze si dhe 14 parcela toke me vreshta dhe ullishte në zonën rurale të San Casciano in Val di Pesa.
Sekuestrimi është kryer mëngjesin e sotëm dhe përfshin edhe pronën “Palazzo al Bosco”, një hapësirë e dedikuar kulturës bashkëkohore në kodrat e San Casciano in Val di Pesa, pranë Firenzes. Janë vendosur gjithashtu sekuestro edhe mbi disa vepra arti të mbledhura nga Carolina Freymond dhe Eric Freymond, ky i fundit ish-menaxher i pasurisë së Ursula Andress, i cili ka ndërruar jetë me vetëvrasje në vitin 2025.
Sipas Antimafias së Firences, të ardhurat e përfituara nga mashtrimi në dëm të aktores së njohur janë investuar në menaxhimin e kompleksit imobiliar, që përfshin vilën dhe një pronë prej 18 hektarësh, si dhe në blerjen e disa pikturave. Për këtë arsye, nën hetim është vënë e veja e promotorit financiar, me akuzat për pastrim parash dhe vetëpastrim. Ndërkohë, dy profesionistë të tjerë janë nën hetim nga autoritetet zvicerane për mashtrim.
Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare e Guardia di Finanza ka rindërtuar të gjithë zinxhirin e parave të paligjshme përmes analizave të detajuara dokumentare, verifikimeve bankare, rindërtimit të strukturave shoqërore dhe krahasimit të të dhënave pasurore dhe financiare. Hetuesit kanë përdorur metoda të avancuara kundër pastrimit të parave, të fokusuara në rikrijimin e të ashtuquajturit “paper trail”, që lejon gjurmimin e rrugës së ndjekur nga fondet e devijuara dhe identifikimin e riinvestimit të tyre në pasuri luksoze dhe asete me vlerë të lartë ekonomike. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
BOTA
26 March18:05
BE-ja gati të marrë masa ndaj katër gjigantëve të pornografisë
Komisioni Evropian ka vendosur paraprakisht se faqet për të rritur Pornhub, Stripchat, XNXX dhe XVideos shkelin Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA...
BOTA
26 March18:01
VIDEO/ Gjashtë të plagosur pas një sulmi me raketa në Izraelin qendror
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me raketa në pjesën qendrore të Izraelit, njoftuan sh&eu...
BOTA
26 March17:43
VIDEO/ Lukashenko i dhuron një sniper Kim Jong Un: Ta kesh, nuk i dihet!
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, zhvilluan bisedime në kryeqytet...
BOTA
26 March16:51
Kryenin vjedhje përmes armëve dhe dhunës, arrestohen katër shqiptarë në Itali
Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare, e cila kryente vjedhje të vazhdueshme në Itali. Gjatë një operacioni p...
BOTA
26 March15:58
Po bënte twerk gjysmë i zhveshur mbi xhip, vdes tragjikisht i riu në Teksas
Një 22-vjeçar që po festonte pushimet pranverore, i cili u kap në një video virale gjysmë i zhveshur dhe duke bër&eu...
BOTA
26 March14:21
Tërmet në Greqi, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra, panik te banorët!
Një tërmet mesatarisht i fortë goditi sot Greqinë perëndimore.
Lëkundjet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës...
Nga Xhuljan Ferzaj
BOTA
26 March13:48
Sot ka eutanazinë/ Historia tragjike e 25-vjeçares që ishte viktimë e përdhunimit në grup: Dua të vdes e bukur
Një 25-vjeçare viktimë e përdhunimit në grup, e cila mbeti tetraplegjike pas një tentative vetëvrasjeje, pritet të v...
BOTA
26 March13:29
“Kurrë s’do ta harrojmë!”, Trump kritika NATO-s: S’ka bërë asgjë për të ndihmuar me kombin e çmendur të Iranit!
Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar hapur Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), duke thënë se SHBA-të ...
BOTA
26 March12:57
Inteligjenca amerikane përgjoi qeverinë e Ukrainës, si planifikonte të mbështeste fushatën e Joe Biden gjatë zgjedhjeve presidenciale
Inteligjenca amerikane ka zbuluar një tentativë të diskutuar nga qeveria e Ukrainës për të dërguar qindra miliona dollar&eu...
BOTA
26 March11:57
Izraeli vret komandantin e Marinës së Gardës Revolucionare
Një zyrtar izraelit ka deklaruar se komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare Islamike, Alireza Tangsiri, është vrarë n&...