Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën! Berisha: Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të krijojmë një front të përbashkët kundër Edi Ramës... Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë dhe med... Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p...
BOTA

Akuzohet se porositi atentatin me eksploziv ndaj gazetarit të njohur Sigfrido Ranucci, arrestohet biznesmeni italian

P
Piranjat10 August 2026, 19:23 · 2 min lexim
Akuzohet se porositi atentatin me eksploziv ndaj gazetarit të njohur

Biznesmeni dhe ish-gazetari-botues italian Valter Lavitola, është arrestuar me akuzën se ka porositur atentatin me eksploziv ndaj gazetarit investigativ Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit të njohur të RAI-t, “Report”. Sipas mediave italiane, masa e arrestit është lëshuar nga Gjykata e Romës në kuadër të hetimeve të Prokurorisë, e cila e akuzon Lavitolën për organizimin.

Sipas hetuesve, Lavitola ka ideuar planin dhe i ka besuar bashkëpunëtorit të tij, Klesio Gomez Tavares, gjetjen e personave që do të kryenin sulmin dhe sigurimin e lëndës shpërthyese. Sulmi ndodhi në tetor 2025, pranë banesës së Ranuccit në Pomezia, pranë Romës. 

Katër persona të tjerë, të dyshuar si autorët që vendosën eksplozivin, ndodhen tashmë në burg. Ata akuzohen për përdorim të lëndëve shpërthyese, kërcënim dhe dëmtim, si dhe kanë vepruar me metoda mafioze. Sipas Prokurorisë, dy të dyshuarit kanë bërë edhe vëzhgime pranë banesës së Ranucci-t përpara atentatit. Hetimet mbështeten në tabulatet telefonike, gjurmimin e automjeteve dhe ekspertizën e telefonave celularë, të cilat, sipas autoriteteve, rrëzojnë alibitë e paraqitura nga të akuzuarit.

Lavitola i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se ishte mik i Ranucci-t. Ai pritet të merret në pyetje nga hetuesit në vijim të procedurës. Megjithatë, ka ende shumë dyshime dhe shumë hipoteza në lidhje me arsyet e sulmit, si dhe në lidhje me motivin e mundshëm të Lavitolës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.