FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...

Kryeministri francez, Sébastien Lecornu ka konfirmuar se një nga pesë shtetasit francezë të riatdhesuar nga Tenerife të dielën shfaqi simptoma të hantavirusit gjatë fluturimit drejt Francës.
“Si rezultat, këta pesë pasagjerë u vendosën menjëherë në izolim të rreptë deri në një njoftim të mëtejshëm”, deklaroi Lecornu në një postim në platformën X.
Sipas tij, personat e përfshirë po marrin kujdes mjekësor dhe do t’i nënshtrohen testeve laboratorike dhe një vlerësimi të plotë shëndetësor. Lecornu shtoi se do të firmosë një dekret për vendosjen e masave të izolimit edhe për kontaktet e afërta të pasagjerëve, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.
Ndërkohë, dhjetëra pasagjerë kanë zbritur nga anija turistike që ndodhet në qendër të shpërthimit të hantavirusit, ndërsa autoritetet presin që të gjithë personat e mbetur në bord të largohen deri të hënën, në kuadër të një operacioni të koordinuar ndërkombëtar.
Pasagjerët iu nënshtruan kontrolleve shëndetësore të dielën pasi anija u ankorua në Tenerife të Ishujve Kanarie. Autoritetet shëndetësore spanjolle deklaruan se të gjithë rezultuan pa simptoma. Megjithatë, rasti i pasagjerit francez që shfaqi simptoma gjatë kthimit në vend ka ngritur shqetësime shtesë tek autoritetet.
Që prej nisjes së anijes nga Argjentina muajin e kaluar, tre vdekje janë lidhur me hantavirusin, një sëmundje e rrallë që zakonisht transmetohet nga ekspozimi ndaj urinës ose jashtëqitjeve të brejtësve të infektuar.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreziku për publikun mbetet i ulët. Autoritetet shëndetësore kanë theksuar gjithashtu se hantavirusi ndryshon ndjeshëm nga Covid-19, si për mënyrën e transmetimit ashtu edhe për nivelin e përhapjes.
Presidenti amerikan Donald Trump e ka akuzuar Iranin se “po luan lojëra” me SHBA-në dhe pjesën tjetër të botës. N&e...
Një operacion i gjerë sigurie dhe shëndetësor është aktivizuar në portin e Tenerifes, pasi në bordin e anijes turistik...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se armëpushimi i shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump nuk po zbatohet, pasi sipas tij ushtria r...
Mbi 90 persona, përfshirë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të kroçerës MV Hondius, pritet të evakuohen ...
Zbigniew Ziobro kërkohet në Poloni për keqpërdorim të dyshuar të fondeve publike dhe përdorimin e spyware-it Pegasus kund&e...
Irani i është përgjigjur propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës, raportojnë mediat shtetë...
Të gjithë pasagjerët në bordin e anijes turistike ku u zbuluan raste të hantavirusit janë asimptomatikë dhe opera...
Përpjekjet për të monitoruar përhapjen e hantavirusit nga një anije turistike që ndodhet aktualisht pranë bregut perën...
Platforma Instagram po përballet me kritika dhe shqetësime të reja pasi raportime të fundit sugjerojnë se kompania ka reduk...
Ngjarja konsiderohet shpesh si nata më e madhe e filmit dhe modës në Afrikë. Personazhe të njohur, regjisorë dhe krijues mor&eu...