Aleksandër Vuçiç i shqetësuar për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot se është ‘shumë i shqetësuar’ për marshin e madh të planifikuar më 12 shtator në mbështetje të ish krerëve të UÇK, pak ditë para shpalljes së vendimit përfundimtar nga Gjykata e Hagës.
Gjatë një vizite në Qarkun e Banatit të Veriut, në Kikindë, Vuçiç tha se ndërkohë që Prishtina, sipas tij, po i bën presion Gjykatës, Serbia do të presë deri më 16 shtator për të reaguar
“Po paralajmërojnë dhunë dhe presion ndaj gjykatës nëse kjo nuk ndodh. Ne do të presim deri më 16 shtator, do të reagojmë dhe do të tregojmë gjithçka që ka bërë bashkësia ndërkombëtare ndërkohë. Fatkeqësisht, por edhe me një anë fat, do të kem mundësinë të flas për këtë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, deklaroi Vuçiç.
Gjykata Speciale në Hagë do të shpallë aktgjykimin përfundimtar ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit më 16 shtator 2026, në orën 10:00,
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që të katër të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili. Ndërkohë, në reagimin e tyre veteranët e kanë quajtur datën e aktgjykimit si “raundin e radhës të poshtërimit publik” ndaj krerëve të UÇK-së. Ata kanë paralajmëruar se nëse Gjykata Speciale merr një vendim dënues politik, përgjigja e tyre e prerë do të zhvendoset plotësisht në rrugë përmes protestave masive që nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit.
Lexo edhe
BOTA
Vihen nën hetim ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu. Akuzohet për fyerje ndaj Erdoganit

Frika nga krizat globale, Holanda zhvendos rezervat e arit nga SHBA drejt Londrës

OKB jep alarmin: El Nino po merr përmasa gjigante

Trump: Jam i lumtur që princ Harry dhe Meghan Markle u larguan nga SHBA

OKB: El Niño po përshkallëzohet në intensitet, planeti po hyn në "ujëra të paeksploruara"

Pse ka frikë Teherani? Irani synon shtrëngimin e kontrollit mbi internetin

Pilotët iranianë gati për Su-35-at rusë! Çfarë po ndryshon në Lindjen e Mesme?

Burg në shkretëtirën e Saharasë, baronët e drogës nuk do të guxonin të arratiseshin në këtë shtet





