Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Zhurma deri në orët e vona dhe gjeste kërcënuese ndaj banorëve”/ Banorët në Durrës: Ndërtimi i pallatit vi... “Reuters”: Irani i dërgon SHBA-së propozimin bërthamor përmes Katarit, Teherani vendos shtatë kushte për ne... Belgjika miraton ligjin e debatueshëm, policia do të mund të kontrollojë shtëpitë e emigrantëve pa dokument... Trump: Lufta në Ukrainë drejt fundit, po vjen një marrëveshje! OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin
BOTA

Alexandria Ocasio-Cortez ngrin vezët dhe nuk përjashton mundësinë e një kandidimi për presidente

P
Piranjat11 August 2026, 19:15 · 2 min lexim
Alexandria Ocasio-Cortez ngrin vezët dhe nuk përjashton

Komgresmenia demokrate nga Nju Jorku, Alexandria Ocasio-Cortez, ka bërë të ditur se ka vendosur të ngrijë vezët e saj, duke ndarë në rrjetet sociale edhe hapat e parë të këtij procesi.

36-vjeçarja publikoi videot të dielën, vetëm pak orë përpara se t’i thoshte ABC News se nuk e ka “përjashtuar mundësinë” për të kandiduar një ditë për presidente të Shteteve të Bashkuara.

Në videot e publikuara, Ocasio-Cortez shfaqet duke marrë një injeksion dhe flet për disa nga gjërat që ka mësuar gjatë procesit. Ajo iu përgjigjet gjithashtu pyetjeve rreth kostove, procedurave klinike, ruajtjes së vezëve dhe mënyrës se si funksionon kujdesi për fertilitetin në sistemin shëndetësor amerikan, të cilin ajo e cilëson si “të dëmtuar”.

“Kjo administratë po ua mohon grave në të gjithë vendin kujdesin shëndetësor riprodhues, që nga të drejtat për abortin deri te mundësia për të pasur një shtatzëni të shëndetshme. Mendoj se është e rëndësishme që ne, si drejtues, të kemi këto biseda dhe të ndajmë publikisht këto procese.”

Sa i përket një kandidimi të mundshëm për president, ajo tha: “Nuk e kam përjashtuar këtë mundësi dhe jam jashtëzakonisht e përulur nga mbështetja e jashtëzakonshme që po shoh.”

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.