Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
BOTA

Ankaraja vishet për samitin e NATO-s, masa të rrepta sigurie dhe pakënaqësi mes qytetarëve!

P
Piranjat 4 July 2026, 13:20 · 3 min lexim
Ankaraja vishet për samitin e NATO-s, masa të rrepta sigurie dhe

Ankaraja është vënë në gatishmëri të plotë në prag të samitit të NATO-s, ku pritet të mbërrijnë drejtuesit e 32 vendeve anëtare të Aleancës, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump.

Autoritetet turke kanë ndërmarrë një sërë masash për të përmirësuar pamjen e kryeqytetit, ndërsa kufizimet e forta të sigurisë kanë shkaktuar pakënaqësi te banorët dhe opozita.

Në rrugët që të çojnë drejt aeroportit të Ankarasë, punonjësit e bashkisë po mbjellin lule, po lyejnë trotuaret dhe po mbulojnë me tabela gjigante zonat e amortizuara apo lagjet e varfra, me synimin që qyteti të lërë përshtypjen më të mirë te delegacionet e huaja.

Për shkak të masave të sigurisë, shumë akse kryesore do të qëndrojnë të bllokuara gjatë ditëve të samitit, ndërsa nga 28 qershori deri më 8 korrik është ndaluar çdo tubim apo protestë në kryeqytetin turk. Situata ka nxitur reagime të forta nga opozita.

Bashkëkryetari i Partisë DEM, Tuncer Bakırhan, deklaroi se Ankaraja është shndërruar në një “burg të hapur”, duke akuzuar autoritetet se po paralizojnë jetën e qytetit vetëm për të lehtësuar lëvizjen e autokolonave zyrtare.

Sipas mediave turke, përgatitjet për samitin, që përfshijnë rinovimin e një aeroporti ushtarak dhe ndërtimin e infrastrukturës së re, kanë kushtuar mbi 11 miliardë lira turke, ose më shumë se 205 milionë euro. Qeveria i konsideron këto investime si pjesë të modernizimit të kryeqytetit.

Ndërkohë, tregtarët ankohen për humbje të mëdha ekonomike. Shumë dyqane janë detyruar të mbyllen përkohësisht për shkak të bllokimit të rrugëve dhe mungesës së klientëve.

Në të kundërt, Federata Turke e Shoferëve të Taksive ka përfituar nga rasti duke organizuar një fushatë mikpritjeje për vizitorët. Shoferëve u është kërkuar të vishen me këmisha të bardha dhe pantallona gri, ndërsa pasagjerëve do t’u ofrohen ujë, llokum dhe kolonjë tradicionale turke.

Për herë të parë në Ankara do të patrullojnë edhe policë të hipur në kuaj, ndërsa autoritetet kanë riparuar gropat në rrugë, kanë niveluar kapakët e pusetave dhe kanë sistemuar infrastrukturën përpara mbërritjes së liderëve.

Masat kanë shkaktuar edhe reagime ironike në rrjetet sociale, ku shumë përdorues komentojnë se investime të tilla do të duhej të bëheshin për qytetarët dhe jo vetëm për vizitat e personaliteteve të huaja.


Për të shmangur kaosin e trafikut dhe kufizimet, shumë banorë kanë zgjedhur të largohen nga Ankaraja për disa ditë, duke bërë që trenat dhe autobusët drejt qyteteve të tjera të mbushen plot në prag të samitit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.