Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
BOTA

Ariu “skifter serial” terrorizon një qytet në Japoni, hyn nëpër shtëpi dhe...

P
Piranjat15 July 2026, 17:32 · 2 min lexim
Ariu “skifter serial” terrorizon një qytet në Japoni, hyn

Autoritetet japoneze kanë nisur një operacion për kapjen e një ariu të zi aziatik, i cili dyshohet se ka hyrë në të paktën 14 banesa brenda vetëm dy javësh në një qytet të vogël në Japoni, duke vjedhur ushqime nga frigoriferët e banorëve.

Rasti më i fundit u regjistrua të hënën në mbrëmje, kur 87-vjeçari Mitsuo Matsubara dëgjoi zhurma që vinin nga kuzhina e shtëpisë së tij. Kur shkoi të shihte se çfarë po ndodhte, ai u përball ballë për ballë me një ari të madh të zi.

I moshuari konstatoi se frigoriferi ishte hapur, ndërsa ushqimet ishin shpërndarë në dysheme. Ai lajmëroi menjëherë bashkëshorten, e cila telefonoi policinë.

Sipas autoriteteve, ky ishte rasti i 14-të i raportuar në qytetin e Shizuokës brenda dy javësh, duke ngritur dyshimet se pas të gjitha incidenteve fshihet i njëjti ari.

Në një tjetër incident, një banor u kthye nga supermarketi dhe gjeti ariun brenda shtëpisë, pranë dhomës ku flinte babai i tij i moshuar. Burri arriti ta trembte kafshën duke përplasur një derë, por më pas u detyrua ta mbante të mbyllur për rreth 30 sekonda, ndërsa ariu përpiqej të hynte sërish.

Një natë më vonë, një grua e gjeti ariun në kuzhinën e saj, ndërsa të dielën kafsha hyri në një pastiçeri dhe vodhi petulla nga frigoriferi.

Ekspertët paralajmërojnë se raste të tilla janë bërë gjithnjë e më të shpeshta në Japoni. Sipas tyre, tkurrja e popullsisë në zonat rurale dhe zgjerimi i habitatit të arinjve kanë bërë që këto kafshë të humbasin frikën nga njerëzit dhe të futen gjithnjë e më shpesh në zonat e banuara në kërkim të ushqimit./PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.