Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B...
BOTA

Arrestohet djali i ministrit të Kulturës në Bosnje, dyshohet për zjarrvënie në fabrikën e jahteve, hetimet e lidhin me krimin e organizuar

P
Piranjat23 August 2026, 19:38 · 2 min lexim
Arrestohet djali i ministrit të Kulturës në Bosnje, dyshohet

Një zjarr që shkatërroi një fabrikë jahtesh në Bosnje-Hercegovinë ka çuar në arrestimin e katër personave, mes tyre edhe djalit minoren të ministrit të Kulturës të Kantonit të Sarajevës, Kenan Magoda. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet se lidhet me krimin e organizuar, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin se kush e porositi sulmin.

Flakët përfshinë më 21 gusht fabrikën "Derubis Yachts" në qytetin e Vitezit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Bashkëpronarja e kompanisë, Lejla Kraljević, deklaroi menjëherë pas ngjarjes se ishte e bindur se bëhej fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, dyshim që u përforcua edhe nga hetimet e policisë.

Brenda pak ditësh, hetuesit identifikuan katër të dyshuar, mes tyre dy të mitur. Ministri Kenan Magoda konfirmoi se njëri prej tyre është djali i tij dhe tha se nuk do të kërkojë asnjë trajtim të veçantë.

"Nëse pretendimet e bëra sot rezultojnë të vërteta dhe nëse vërtetohet përgjegjësia e fëmijës tim, si baba do të kërkoj që ai të përballet me pasojat më të rënda që parashikon ligji", shkroi Magoda.

Sipas mediave boshnjake një nga të arrestuarit ka pranuar se grupi ishte paguar për të kryer zjarrvënien nga Almedin Ćato, një person me precedentë të shumtë penalë. Sipas raportimit, ai njihet nga policia si person që rekruton të mitur për të kryer veprime kriminale. Megjithatë, motivi i sulmit ndaj fabrikës mbetet ende i paqartë.

Rasti ka marrë edhe përmasa politike, pasi vjen vetëm pak javë para zgjedhjeve të 4 tetorit në Bosnje-Hercegovinë. Opozita ka akuzuar partitë në pushtet, ndërsa kritika ndaj ministrit Magoda kanë ardhur edhe nga figura pranë koalicionit qeverisës. Mes tyre është edhe regjisori fitues i çmimit "Oscar", Danis Tanović, i cili tha se sektori i kulturës në Kantonin e Sarajevës nuk ka qenë kurrë në gjendje më të keqe dhe u bëri thirrje njerëzve të kulturës të ushtrojnë presion për mënyrën se si zgjidhet ministri i ardhshëm i Kulturës.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.