BOTA

Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie s*ksuale

Piranjat Përditësimi i fundit 11 September 2026, 20:59
Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke

Një skandal i madh ka tronditur komunitetin budist në Tajlandë. Policia ka arrestuar një ish-abat, i dyshuar për përvetësimin e rreth 100 milionë bahtëve, rreth 3 milionë dollarë, nga fondet e manastirit të tij. Bashkë me të është arrestuar edhe një grua, e dyshuar si bashkëpunëtore. Phra Wachirayan Wi, 66 vjeç, ish-abat i në Ayutthaya, dyshohet se ka përvetësuar donacione të destinuara për tempullin në më shumë se 20 raste, gjatë një periudhe dyvjeçare.

Sipas policisë, hetimi zbuloi dy rrjedha parash të lidhura me mandatet e donacioneve që ish-abati kishte lëshuar në emër të tempullit. Njëra lidhej me fondet për rikonstruksionin e manastirit, ndërsa tjetra me pagesat për amulete dhe objekte të tjera të shenjta.

“Paratë nga të dyja këto rrjedha nuk hynë në llogarinë e tempullit. Asnjë baht i vetëm”, deklaroi hetuesi kryesor Pattanasak Bupphasuwan, sipas raportimeve të mediave tajlandeze.

Gjatë kontrollit të banesës së ish-abatit, policia gjeti para cash, shufra ari dhe sende të tjera me vlerë, ndërsa hetuesit vijuan për orë të tëra numërimin dhe dokumentimin e pasurisë së sekuestruar.

Hetimi nuk u kufizua vetëm te financat.Teksa shqyrtonin pamjet e kamerave të sigurisë në banesën e Phra Wachirayan, policia zbuloi edhe një video ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua mbi tryezën e ngrënies.Gruaja është identifikuar si 47-vjeçarja Punyavee Rungrueang, e cila gjithashtu është arrestuar. Ajo dyshohet se e ka ndihmuar ish-abatin në administrimin e parave të përvetësuara.

Sipas hetuesve, dhjetëra milionë baht qarkullonin çdo vit përmes llogarive bankare të gruas.Nga banesa e saj policia sekuestroi 35 amulete prej ari, rreth 1.5 kilogramë shufra ari dhe bizhuteri, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 6.04 milionë baht.Në Tajlandë, murgjit budistë betohen për beqari dhe heqin dorë nga pasuritë materiale. Pas arrestimit, Phra Wachirayan u përjashtua nga urdhri monastik. Ai ishte i njohur për krijimin e medalioneve dhe amuleteve budiste, të cilat kishin fituar popullaritet të madh. Sipas raportimeve, edhe kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul zotëron disa prej krijimeve të tij.

Deri tani, ish-abati nuk ka bërë ndonjë koment publik për akuzat ndaj tij.Arrestimet e fundit vijnë pak më shumë se një vit pas një tjetër skandali të madh seksual dhe financiar që përfshiu disa murgj të rangut të lartë në Tajlandë.Në korrik të vitit të kaluar, policia krijoi një linjë telefonike ku qytetarët mund të raportonin raste të “murgjve që silleshin keq”, pasi të paktën nëntë murgj u zbuluan se kishin kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën grua.

Më pas, gruaja i shantazhoi duke përdorur fotografi dhe video të marrëdhënieve seksuale, duke kërkuar në total afro 12 milionë dollarë.Institucioni budist në Tajlandë është përballur prej kohësh me raste ku murgj janë akuzuar për shkeljen e betimit të beqarisë, përdorim ose trafikim droge dhe krime financiare. Hetuesit thonë se në rastin e Phra Wachirayan hetimi nisi në mesin e korrikut, pas një denoncimi anonim ku ai akuzohej për sjellje të pahijshme dhe keqpërdorim të fondeve të tempullit.

Policia nuk përjashton mundësinë që në skemë të jenë përfshirë edhe dy ose tre persona të tjerë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?