Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare
BOTA

As miliardat nuk mjaftojnë/ Klubi elitar i Miamit refuzon Ivanka Trump e Jared Kushner

P
Piranjat16 August 2026, 11:29 · 2 min lexim
As miliardat nuk mjaftojnë/ Klubi elitar i Miamit refuzon Ivanka Trump e

Një nga klubet më ekskluzive të Shteteve të Bashkuara, Indian Creek Country Club, në ishullin luksoz Indian Creek të Majamit, thuhet se ka refuzuar anëtarësimin e miliarderit Jeff Bezos dhe partneres së tij, Lauren Sanchez, ndërsa edhe Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, janë refuzuar.

I njohur si “Billionaire Bunker”, ose “Bunkeri i miliarderëve”, Indian Creek është një nga zonat më të pasura në SHBA, ku jetojnë emra të njohur si ish-ylli i NFL-së Tom Brady, këngëtari Julio Iglesias dhe biznesmeni Carl Icahn.

Indian Creek Country Club, i themeluar në vitin 1929, ka një fushë private golfi, një klub me stil mesdhetar dhe një pishinë me pamje Majami.

Anëtarësimi kushton rreth 1 milion dollarë, ndërsa pagesa mujore arrin në 44 mijë dollarë. Megjithatë, sipas raportimeve të “Wall Street Journal”, pasuria nuk është garanci për t’u bërë pjesë e klubit.

Bezos dhe Sanchez, të cilët zotërojnë tre prona në ishull, morën pjesë në një festë të organizuar në shkurt, me shpresën për të fituar mbështetjen e anëtarëve të klubit. Pavarësisht se shumë prej tyre u afruan për të përshëndetur themeluesin e Amazon, gjashtë muaj më vonë çifti ende nuk ka marrë ftesë për anëtarësim.

Edhe Ivanka Trump dhe Jared Kushner, pronarë të një shtëpie me vlerë rreth 30 milionë dollarë në ishull, raportohet se nuk janë pranuar ende. Çifti thuhet se është sponsorizuar nga Mary Anne Shula, e veja e trajnerit legjendar të Miami Dolphins, Don Shula.

Procesi i anëtarësimit është i ndërlikuar: kandidati duhet të sponsorizohet nga dy anëtarë dhe të ketë letra rekomandimi nga pesë të tjerë. Më pas, një komitet prej gjashtë anëtarësh vendos nëse kandidatura duhet të propozohet për votim nga bordi drejtues prej 15 anëtarësh.

Klubi, i cili nuk ka as llogari në rrjetet sociale dhe e mban informacionin për anëtarët të fshehtë, konsiderohet simbol i “parasë së vjetër” në Majami, ku lidhjet familjare dhe tradita duket se vlejnë më shumë se pasuria. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.