Autobusi përplaset me kamionçinën, pesë të vdekur e 27 persona të plagosur

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në rrugën shtetërore Ternana 79, pranë Colli sul Velino, në kufirin mes rajoneve Lazio dhe Umbria në Itali.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një autobus, një kamionçinë dhe tre automjete. Shkaqet e përplasjes mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet.
Shërbimi i emergjencës Ares 118 bëri të ditur se tre persona, të plagosur rëndë, u transportuan me helikopter drejt spitaleve, ndërsa 24 të plagosur të tjerë, me lëndime të klasifikuara si kode të verdha dhe të gjelbra, u dërguan në spitale të ndryshme të zonës.
Në vendngjarje ndërhynë ekipe të shumta të emergjencës, përfshirë personelin e 118, zjarrfikësit dhe forcat e policisë, të cilët zhvilluan operacionet e shpëtimit dhe siguruan zonën për hetimet që do të zbardhin rrethanat e aksidentit.
Lexo edhe
BOTA
Të mitur vrasës me pagesë sipas porosive/ Si i rekrutojnë organizatat kriminale adoleshentët për kontrata vdekjeje përmes mediave sociale...

Zbardhet vrasja e gruas britanike e gjetur në valixhe, arrestohet 26-vjeçari. Ja çfarë dëshmoi ai për policinë

Trump shfaq imazhin e Venezuelës si shteti i 51-të amerikan

VIDEO nga momenti i përplasjes së dy helikopterëve grekë në ajër

Trageti përfshihet nga flakët në mes të detit, pesë të vdekur dhe 41 të zhdukur

Trump "kthehet" në Groenlandë dhe Venezuelë? Ai lë të kuptohet se do t'i aneksojë ato

Si kriza e emigrantëve në Spanjë krijoi një stuhi politike?

BBC zbërthen skemën, si funksionon “fabrika” e vrasësve adoleshentë në Europë





